Në prag të Krishtlindjeve, Zyra Kombëtare e Rinisë e Kishës Orthodhokse Shqiptare zhvilloi në Durrës një takim kulturor dhe argëtues për të rinjtë me aftësi të kufizuara.
Në të morën pjesë rreth 25 persona me probleme fizike. Ata kaluan së bashku ditë të gëzuara, duke zhvilluar një jetë të pasur dhe aktive, me diskutime, lojëra, humor etj.
Veprimtaria quhej “Fundjava e miqësisë” dhe u realizua me bekimin e Kryepiskopit Anastas. Që- llimi ishte që përmes këtij aktiviteti të vendosej një urë lidhëse pa dallime e paragjykime.