Aktivitet
ekonomik për
të ndihmuar
të varfrit
– Besimtarët ftohen të
blejnë në dyqanin e vogël
të hapur nga lidhja e grave
orthodhokse-
Gratë e Lidhjes Ortho
dhokse, dega e Tiranës,
menduan që t’i shtojnë
arkës së ndihmës për të
vobektit edhe’një “motër
tjetër, duke ngritur në
bborrin e Kishës një dyqan
të vogël, të ardhurat e të
cilit do të shkojnë për
nevojtarët.
Më 15 janar At Justini
bëri ajazmonë e dyqanit
dhe shumë besimtarë u
bashkuan me lutje në këtë
përurim. Ky bekim u gër-
shetua me mbështetjen
dhe dorën e ngrohtë që na
dha Kryebariu ynë i shtre-
njtë, Kryepiskopi Anastas.
Dyqani ka për qëllim, që
të lehtësojë besimtarët për
blerjen e artikujve të ne-
yojshëm në raste pagëzimi,
kurorëzimi, përshpirtje, si
dhe në festat e mëdha që
kremton Kisha jonë.
Përveç këtyre, në dyqan
tregtohen edhe artikuj të
tjerë, si: kafe e bluar e fres-
kët, ushqime për fëmijë
dhe ëmbëlsira.
Mendohet që gratë e gru-
pit të përgatisin edhe me-
sha të gatshme, për ata që
nuk kanë mundësi t’i bëj-
në. Gjithashtu, po përgati-
ten edhe peceta të bardha,
qëndisur me një kryq, për
të mbështjellë hijshëm
meshën.
Tani, në periudhën e
Pashkës mendohet të për-
gatiten llambadha të zbu-
kuruara, si dhe të tregto
hen lule të freskëta. Duke
ftuar besimtarët të blejnë
në të, lutemi për mbarë-
vajtjen e punës në këtë
dyqan.
Rajmonda Shqevi