Patriku Aleksej I dhe Ministri për Situatat e Jashtëzakonshme të Federatës Ruse, kanë nënshkruar një akord dypalësh, i cili parashikon përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar popullatat në nevojë “në zonat me situata të jashtëzakonshme”. Ky dokument autorizon klerikët që të ndihmojnë në spitale e qëndra pritjeje të hapura për refugjatët, si dhe për të zhvilluar mësim shpirtëror formues për trupat ushtarake të destinuara për këto situata.
(Materialet e kësaj faqeje u morën nga buletini i SOP-it)