Edhe këtë vit, Akademia Theologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash të Durrësit, hapi dyert e saj për të mirëpritur studentët e ar- dhur nga enori të ndryshme të Kishës sonë. Ata do të studiojnë mësimet formuese, shpirtërore dhe edukative, si dhe do të marrin pjesë aktive në ngjarjet e shumta kishtare e kulturore që or- ganizohen në vazhdim.
Fillimi i vitit akademik 2010-2011 u bekua si përherë me Shërbesën e Ajazmës së Vogël, e cila u krye në kishën e Akademisë. Në të morën pjesë gjithë studentët dhe stafi pedagogjik i shkollës. Pas shërbesës, pedagogët uruan mirë- seardhjen, një vit të mbarë dhe shumë përparim të gjithë studentëve, në veçanti 12 studentëve të rinj, që me bekimin e Mitropolitëve të dioqezave të tyre vijnë për të kryer studimet theologjike 4-vjeçare në këtë Akademi.
Fjalën përshëndetëse e mbajti pedagogu Dhi-
mitër Qosja, duke iu drejtuar studentëve dhe sidomos të porsaardhurve për mbarësi dhe suksese, veçanërisht për një mbarëvajtje sa më të mirë të punës së tyre shpirtërore dhe akade- mike në këtë institucion të lartë dhe të rëndë- sishëm të Kishës.
Studentët e rinj u shprehën se ndiheshin të gëzuar e të bekuar që iu dha mundësia të studionin në një shkollë të tillë, ku gjenden të gjitha kushtet e përshtatshme për të qëndruar, për të studiuar e sidomos për t’i bërë të aftë që t’i shërbejnë Kishës së Krishtit.
Studimet në këtë Akademi zhvillohen me kohë të plotë të një cikli mësimdhënieje prej 4 vjetësh, duke u dhënë mundësi studentëve të saj të marrin një formim sa më të plotë teologjik, në përmbushje të kërkesave të Kishës për kua- dro drejtues në të gjitha departamentet e saj.
Gabriela Dalipi