Më 7 shkurt të vitit 1992 në orët e para
të mëngjesit, në kampin e punëtorëve
“Niko Bellojanis” në plazhin e Durrësit u
zhvillua shërbesa e ajazmës, e cila hapi si-
parin e arsimit fetar për përgatitjen e ku-
adrove të Kishës Orthodhokse. Kjo shë-
rbesë u kryesua nga Eksarku i Patria-
rkanës Ekumenike, Mitopoliti Anastas.
Për hapjen e seminarit u zgjodh qyteti i
Durrësit, sepse prej andej nisi përhapja e
Krishterimit në trevat tona dhe po andej,
në vitin 1967 filloi prishja e kishave.
Në fillim ishin rreth 54 studentë, të
ardhur nga të katër dioqezat e Shqipërisë.
Drejtor i seminarit ishte At Ilia Ketri i
ardhur nga diaspora shqiptare e Amerikës.
Lëndën e Historisë së Kishës në Shqipëri
e jepte Z. Dhimitër Beduli, ndërsa të Hi-
storisë së Krishterimit Z. Teodor Pa-
papavli. Profesor i Liturgjikës qe Hie-
romonak Ignat Grigoriati, i ardhur nga
Mali i Shenjtë; Arkimandrit Qiriako
Collaqis ishte profesor i Pimantikës, At
Martin Rici jepte lëndën e Dhiatës së Re,
Murgu Damaskino muzikën bizantine,
Prof. Dr. Nikolas Braçiotis nga Universiteti
Kapodistria” i Athinës lëndën Hyrje në
Dhiatën e Re etj.
Më 19 nëntor 1994 u vu guri i themelit
të Kishës të Manastirit të Shën Vlashit dhe
u bekua për fillimin e punimeve për ngri-
tjen e shkollës Teologjike – hierarkike.
Ndërsa në vitin 1996 shkolla filloi të fun-
ksionojë në mjediset moderne, Kryepiskopi
Anatas zgjeroi fokusin e shkollës, nga një
seminar të orientuar për përgatitjen e
klerikëve – në një Akademi Teologjjike, për
djem e vajza (klasa e parë me gjashtë vajza
filloi studimet në vitin 1997).
Për vitin 2001 – 2002 programi bëhet 4-
vjeçar, me qëllim që standarti i Akademisë
të ngrihet në nivelin e një institucioni
universitar.
Misioni i Akademisë Teologjike “Ngja
llja e Krishtit” është që të ofrojë një formim
(Vijon në faqen 8)
Akademia Teologjike Ortho-
dhokse “Ngjallja e Krishtit”
(Vijon nga faqja 7)
shpirtëror nëpërmjet
studimeve teologjike,
jetës liturgjike, prakti-
kës së punës.
I ndërtuar në vitin
1996, kompleksi shumë-
funksional i Akademisë
Teologjike është një nga
shkollat më moderne
dhe më mbresëlënëse në
Shqipëri. Ai ka disa
klasa me hapësira të
bollshme, bibliotekë,
dhomë kompjuterash,
qendër mediash, kishëz,
qendër zbavitjeje dhe
konvikt për djem. Stu-
dentet strehohen në një
godinë komode, pranë
Kishës së Shën Gjergjit
në Durrës.
Programi i Akade-
misë përfshin lëndët e
Dhiatës së Vjetër, Dhia-
tës së Re, Dogmatikës,
Ptarologjisë, Etikës, Li-
turgjikës, Historisë Ki-
shtare, Filozofisë, të
Drejtës Kanonike, Pre-
dikimit, Katekizmit,
Misionarizmit, Muzikës
Bizantine, kompjuterit
etj. Të gjithë zgjedhin
një gjuhë të huaj, an-
glisht ose greqisht.
Përveç jetës akade-
mike, studentët marrin
pjesë çdo ditë në jetën
shpirtërore të përjav-
shme, si dhe seminare
periodike.
Të paktën një herë në
javë, studentët marrin
pjesë në një larmi pro-
gramesh formuese në
praktikë ku përfshihen
katekizmi nëpër fsha-
tra, vizitat ne jetimore,
në shkollën e handi-
kapatëve, në azile, bu-
rgje dhe spitale. Për
veprimtari të tjera zba-
vitëse, Akademia ofron
një fushë volejbolli e
basketbolli dhe një sallë
të mbuluar.
Akademia Teologjike
“Ngjallja e Krishtit” fu-
nksionon nën mbikqy-
rjen e Sinodit të Shenjtë
të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
dhe ka për kryetar Fort-
lumturinë e Tij, Krye-
piskopin Anastas. Kë-
shilli pedagogjik për-
bëhet nga dymbëdhjetë
pedagogë nga Shqipëria
dhe vende të tjera
Të gjithë studentëve,
që pranohen në Aka-
demi nëpërmjet një ko-
nkursi të rreptë, iu jepet
një bursë financiare nga
Kryepiskopi Anastas.
Kjo bursë vjetore për-
fshin gjithë shpenzimet
për ndjekjen e saj. Stu-
dentët duhet të kenë një
nivel akademik të pra-
nueshëm, në mënyrë që
bursa e tyre të rinovohet
çdo vit.
Sot në Akademi janë
të regjistruar 50 studen-
të nga i gjithë vendi.
Nga 147 studentët
që janë diplomuar që
nga viti 1992, 115 janë
dorëzuar priftërinj dhe
dhjakonë, 10 prej tyre
shërbejnë si katekistë
nëpër Shqipëri, 6 punoj-
në në shërbimet e Krye-
piskopatës dhe 18 vazh-
dojnë studimet jashtë
shtetit.