Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”
Shën Vlash – Durrës
Njoftim
Nga datat 6-7 shtator 2005
zhvillohet konkursi për prani-
min e studentëve të rinj në Aka-
deminë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit” në Shën Vlash. Pyetjet
e konkursit janë rreth “Dhiatës
së Re” dhe katër vëllimeve
“Besimi Orthodhoks”.
Kandidatët duhet:
A. Të jenë të pagëzuar në
Kishën Orthodhokse të paktën
një vit më parë.
B. Të jenë pjesëmarrës aktivë në
kishën e zonës së tyre.
C. Të kenë mbaruar shkollën e
mesme katërvjeçare.
D. Të kenë një rekomandim nga
Episkopi i Dioqezës.
E. T ’ i nënshtrohen konkursit për
pranim.
Kandidatët duhet të para-
qiten për konkurs në orën 10:00
të datës 6 shtator, ndërsa një javë
para konkurimit duhet të kenë
dorëzuar në sekretarinë e akade-
misë dokumentet përkatëse:
1. Rekomandimi i Episkopit.
2. Kërkesë me shkrim e ka-
ndidatit.
3. Dëftesa e Pjekurisë.
4. Çertifikatë personale.
5. Çertifikatë pagëzimi.
6. Vërtetim mjeko-ligjor.
7. Vërtetim i prokurorisë së
rrethit.
Për hollësi të mëtejshme të
interesuarit mund të kontaktojnë
në numrin e telefonit 0575 222
55 dhe 0575 223 97.
Drejtori i Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”
Episkop Illa Ketri