EmailFacebookKontakt

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” – Njoftim

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
AKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”
Shën Vlash – Durrës
Njoftim
Në datat 16 – 17 shtator 2010 zhvillohet konkursi për pranimin e
studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në
Shën Vlash. Pyetjet e konkursit janë rreth Dhiatës së Re dhe katër
vëllimeve Besimi Orthodhoks.
Kandidatët duhet:
A. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse të paktën një vit
më parë.
B. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës së tyre.
C. Të kenë mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare.
D. Të kenë një rekomandim nga Episkopi i Dioqezës.
E. T’i nënshtrohen konkursit për pranimin.
Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në orën 10:00, të datës
16 shtator, ndërsa një javë para konkurimit duhet të kenë dorëzuar
në sekretarinë e Akademisë dokumentet përkatëse:
1. Rekomandimi i Episkopit,
2. Kërkesa me shkrim e kandidatit,
3. Dëftesa e pjekurisë,
4. Certifikata personale,
5. Certifikata e pagëzimit,
6. Vërtetimi mjeko – ligjor,
7. Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.
Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në
numrin e telefonit:
Sporteli: 0574 222 55 ose Sekretaria: 0574 223 97.