Akademia Teologjike jep diplomatpër studentët e vitit të katërt
Diplomohen punëtorët e vreshtit të Zotit
“Kam optimizëm për të ardh-
men, duke pasur gjithmonë beki-
min e Kishës”. Me këtë besim dhe
shpresë për t’i shërbyer në vazh-
dim Perëndisë dhe Kishës, Emiljano
Lito, pohoi jo vetëm emocione,
ndërsa mori diplomën e studentit
më të mirë të vitit të katërt në
Akademinë Teologjike. Ai, sikurse
edhe 9 bashkëstudentët e tjerë, u
nderuan më 14 qershor nga stafi
pedagogjik i kësaj Akademie, me
ceremoninë e dhënies së diploma-
ve, sa tradicionale aq edhe të ve-
çantë.
“Sotpër ju është një ditë e ve-
çantë. Kryerja e studimeve në
Akademinë Teologjike është
momenti më i rëndësishëm për
jetën tuaj. Ju mësuat qëllimin e
jetës suaj dhe rrugën si arrihet
ky qëllim ” – përshëndeti gjatë fjalës
së tij, ndihmësdekani i Akademisë,
Hirësi Nikolla.
Shërbesa e Kishës është të
përhapë Ungjillin dhe nuk ka gjë
më madhështore të nxjerrësh një
shpirt nga errësira në dritë. Perë-
ndia u ka dhënë këtyre studentëve
misionin, i cili kërkon sakrificë të
madhe.
“Akademia ju ka dhënë një
mundësi, të krijoni lidhje me
Zotin dhe të gëzoni diçka nga
ngazëllimi i Hirit Hyjnor. Perë-
ndia e derdh hirin e Tij pa fund
dhe jam i sigurt se diçka keni ma-
rrë. Unë kam dëshirë që ju të bë-
heni punëtorë të vreshtit të Perë-
ndisë. Mundi juaj nuk do të shko-
jë dëm, por do të japë fryte” –
theksoi në fjalën e tij Imzot Nikolla.
Pas predikimit “Gjithsecili ka një
thirrje”, lexuar nga një prej stu-
denteve me rezultate të shkëlqyera,
Nestilda Dangaj, kori i Akademisë
psali këngë dhe himne kishtare.
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani,
i pranishëm në këtë ceremoni, në
fjalën e tij përcolli së pari përshë-
ndetjet e Kryepiskopit Anastas, i
cili e kishte të pamundur të ishte i
pranishëm. Ai vlerësoi rolin dhe
misionin e kësaj shkolle, e cila është
një bekim për këtë vend, duke
shpjeguar se ka pak vende në këtë
botë, që mund të dëgjojmë Fjalën e
Perëndisë.
“Bekimi që merrni nga kjo
shkollë është thesar për këtë jetë
dhe jetën e ardhshme. Jini mirë-
njohës dhe mos u përfshini në
kulturën e ankesës. Ankimi prish
vizionin e Perëndisë dhe integri-
tetin e njeriut” – nënvizoi Imzot
Joani. Ai iu bëri thirrje studentëve
të kenë falënderimin në shpirt,
sepse do të kenë gëzim dhe i vetmi
sekret për ta mbajtur të gjallë dritën
e Zotit është duke e përhapur atë.
Pas fjalimeve dhe himneve pa-
soi edhe ndarja e diplomave, si edhe
gëzimi i urimeve dhe përgëzimeve
të ngrohta, drejtuar të sapodiplo-
muarve, duke vazhduar këto edhe
në drekën festive.
Gjatë drekës, Mitropoliti i Be-
ratit, Hirësi Ignati, iu drejtua stu-
dentëve të sapodiplomuar duke i
uruar që të kenë gjithmonë një
kujtesë të gjallë, kujtesën e dhura-
tave të Perëndisë.
Isidor Koti