Akademia Orthodhokse në qendrën e Shën Gorazd, në Vilemov, i ofron besimtarëve dhe vizitorëve një jetë të pasur shpirtërore dhe kushte për konferenca, seminare e kurse edukative. Aty zhvillohen shpesh edhe kurse verore, me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Akademia krijon mundësite e lidhjes edhe me anë të Internetit dhe gjithë mjeteve moderne të komunikimit.
Akademia e Vilemov ndodhet në një vend mjaft piktoresk, mes maleve, 25 km nga qyteti Olomuc. Aty ndodhet edhe një manastir murgeshash.