Akademia është një institutucion i pavarur i Mitropolisë të Kisamos dhe Selino, nën mbrojtjen shpirtërore të Patrikanës Ekumenike. Ngrihet në krah të Manastirit të Gonias (shek.17), në afërsi të qytetit të Kanias (Kretë).
Detyra e saj themelore dialogu, dëshmia, vepra liturgjike dhe shërbesa e Orthodhoksisë sot dhe në të ardhmen. Me organizimin e konferencave dhe një shumëllojshmëri veprimtarish të ndryshme, Akademia Orthodhokse e Kretës nxit solidaritetin dhe kuptimin e ndërsjelltë në një nivel ekumenik ndërorthodhoks, ndërfetar, ndërkulturor dhe ndërshkencor, për afrimin midis popujve, konsolidimin e paqes dhe progresin njerëzor.
Disa nga drejtimet e punës së saj janë: edukim për drejtuesit kishtarë e administrimin e enorisë; gratë në jetën e Kishës dhe në shoqëri; shkenca, besimi, jeta; zhvillimi dhe cilësia e jetës; lufta dhe paqja; zbutja e konflikteve sociale e politike; orthodhoksia dhe ideologjitë etj.
Që nga hapja e saj, në vitin 1968, në mjediset e Akademisë janë zhvilluar më shumë se 1400 konferenca, mbi 50 për qind e të cilave në nivel ndërkombëtar. Në vitin 1995 në të u përurua qendra moderne e konferencave, me një sallë për 730 persona dhe 7 përkthyes të njëkohshëm. Përveç saj janë edhe 7 dhoma mbledhjesh, zyra për konsultime, sekretariati, për shfaqje filmash e diapozitivash, realizimin e posterave, për shfaqje e aktivitete në mjedise të hapura. Gjithashtu, Akademia ka 150 shtretër, në dhoma dyshe, 6 suita dhe 3 dhoma për persona me handikap, mencën, paraklisin etj.
Akademia administron edhe qendrën Euromesdhetare të rinisë, që është një kamping për rininë, ndërtuar mbi bazën e bashkëpunimit vullnetar me grupe rinore të vendeve të ndryshme. Ai ka kapacitet për 350 persona dhe është i pajisur me mjedise për grupe pune e veprimtari krijuese. Eshtë ngritur edhe një teatër veror, me kapacitet për 1000 spektatorë.
I themeluar në 1991, me nxitjen e Patrikanës Ekumenike, në mjediset e Akademisë do të funksionojë edhe Instituti i Teologjisë dhe Ekologjisë.