Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, se ai që dëgjon fjalën time, edhe i beson Atij që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, edhe në gjyq nuk vjen, por shkon prej vdekjes në jetë (Joani 5:24).
“Unë jam Ngjallja e Jeta, ai që më beson, edhe në vdektë, do të rrojë. Edhe kushdo që rron edhe më beson, nuk do të vdesë kurrë” (Joani 11:25-26).
Krishti është ai që vdiq, po edhe më tepër ai që u ngjall, i cili është në të djathtë të Perëndisë, I cili edhe lutet për ne. Kush do na ndajë nga dashuria e Krishtit? […] Sepse më është mbushur mendja se as vdekje, as jetë, as engjëj, as pu- shtete, as fuqira, as ato që janë tani, as ato që do të vijnë, as lartësirë, as thellësirë, as ndonjë tjetër krijesë nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë, që është në Jisu Krishtin, Zotin tone (Romanët 8:34-39).
Kështu edhe të ngjallurit e të vdekurve. Mbillet në prishje, e ngrihet në paprishje; Mbillet në çnderim e ngrihet në lavdi; Mbillet në dobësi e ngrihet në fuqi; Mbillet trup shtaze e ngrihet trup shpirti. Kështu edhe është shkruar, i pari njeri Adami “u bë shpirt i gjallë”; I pastajmi Adam (d.m.th. JISUI, Shkatërruesi i Vdekjes), frymë që jep jetë. Edhe nuk u bë më përpara ajo e shpirtit, po ajo e gjallesës, pastaj ajo e shpirtit. Njeriu i parë është prej dheut, prej balte; njeriu i dytë është Zoti prej qielli. Çfarë është ai
prej balte, ashtu janë edhe ata të baltës, dhe çfarë është qiellori, ashtu janë edhe qiellorët. Edhe sikurse veshëm figurën e atij prej balte, ashtu do të veshim edhe figurën e qiellorit (I Kor. 15:42-50).
Ai do ta shkatërrojë vdekjen përgjithmonë, dhe Zoti Perëndi do të fshijë lotët nga të gjithë sytë… Do të thuhet në atë ditë, “Ja, ky është Perëndia ynë, ne e kemi pritur Atë, le të gë- zohemi e le të ngazëllohemi në shpëtimin e Tij (Isaia 25:8-9). Eja, le të kthehemi tek Zoti: Sepse Ai ka thyer, që të mund të na shërojë; Ai ka goditur, dhe ai do na bashkojë; Mbas dy ditësh ai do na gjallërojë; Në të tretën ditë Ai do na ngjallë, që të mund të rrojmë përpara Tij (Osea 6:1-2).
…Dhe ju do ta mësoni që Unë jam Zoti, kur Unë do të hap varret tuaja, dhe do t’ju ngre ju prej varreve tuaja, o populli im. Dhe Unë do të ve Shpirtintim nëju, dheju do të rroni… (Ezekiel 37:12-14).