Më 20 nëntor, në vigjilje të kremtitmit të Hyrjes së Shën Marisë në Tempull, me bekimin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas, në Katedralen e Ungjillëzimit u zhvillua një agripni me të rinjtë. Shërbesa, që nisi në orën 21.00, u krye nga at Theologu, at Sotiri dhe dhiakoni Josif.
Mungesa e dritave në pjesën e parë të agripnisë, jo vetëm që nuk e zbehu bukurinë e saj, por krijoi një sfond të mrekullueshëm për lutje e adhurim. Vendosja harmonike e dritëzave të qirinjve, kori, troparet e kënduara për Virgjëreshën, që hyri në “të Shenjtat e të Shenjtave”, ikonat, që ndriçonin, shpërndanë Misterin Hyjnor të Festës.
Agripnia përfundoi rreth orës 02.00 të ditës së martë, me Kungatën Hyjnore dhe dhënien e naforës.