Sinodhi i episkopëve të Patriarkatit të Aleksandrisë, me pjesëmarrjen e 9 episkopëve të tij, vendosi krijimin e një dioqeze të re orthodhokse në Uganda. Për herë të parë u zgjodh si episkop i dioqezës një zezak, mitropoliti Theodhor (Nagiama) 67 vjeç, i cili ishte deri tani, prej 22 vjetësh, episkop ndihmës.
Ndërsa mitropoliti Irene (Talambekos), i Kartagjenës, Libi, u emërua në krye të dioqezës së rëndësishme të Kenias e cila ka qenë drejtuar për rreth dhjetë vjetë me radhë nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi.