EmailFacebookKontakt

Admirojmë fjalimet e tij të pavdekshme

Nëse ata që jetuan në atë kohë kishin fatin ta shijojnë si orator, ne të krishterët e gjallë, pas kaq shekujsh, kemi mundësinë të admirojmë fjalimet e tij të pavdekshme dhe të gëzojmë mësimdhënien e tij madhështore, të cilën na e fali dhe na e la si një trashëgimi të çmueshme, me predikimet e tij të jashtëzakonshme.

Në justifikimin e disa të krishterëve: – “Nuk kam kohë të shkoj në kishë! Nuk kam kohë të lexoj Shkrimin e Shenjtë”. “Por, kemi kohë për televizor, për shëtitje, për dyqane dhe kafene. Për valle dhe ekskursione, për floktore dhe vizita të tepërta apo mëkatare. Kemi kohë për lexime gazetash apo botime të tjera të tepërta apo të dëm- shme”. Për të gjitha këto justifikime, Gojarti i

hirshëm na përgjigjet: “Kështu edhe Perëndia nuk do të na kërkojë llogari vetëm për çdo fjalë të padobishme që doli nga goja jonë, por edhe për çdo minutë të kohës së jetës sonë që e har- xhuam kot. Çfarë justifikimi do t’i japim Perë- ndisë, gjatë ditës së Gjyqit, në Ardhjen e Dytë, kur të na kërkojë llogari për mendimet dhe veprimet e jetës sonë?”

Nëse dikush do të të jepte njëqind monedha të arta dhe do të të thoshte: “Janë të tuat, mjafton të mos i hedhësh në kanalet e ujërave të zeza. Dhe, nëse hedh njërën prej tyre do të t’i marr edhe të tjerat, dhe do të të hedh nëburg”, çfarëdobëje?Natyrisht, nukdoishe aq i marrë, që të hidhje monedhat e arta në

kanalet e ujërave të zeza. E megjithatë, fatke- qësisht, jemi kaq, madje edhe më të marrë. Çdo minutë e jetës sonë është një monedhë e artë. Mund të shpaguajmë dhe të sigurojmë lumturinë tonë me të. Dhe ne e shpërdorojmë pa qëllim. E hedhim në papastërtitë e dëfrimeve mëkatare. Sa kohë humbëm, të zhytur në moçal! Thotë apostull Pavli: “Mjaft është për ne koha e jetës që shkoi, që bëmë dëshirën e kombeve, duke ecur në ndyrësira, në dëshirime, në dehje, në argëtime, në të pira, dhe në idhuj- tari të paudha” (I Pjetri 4:3). Në dëfrime e shpërdorojmë kohën. Në kishë e investojmë paranë, që quhet kohë.

Mitropoliti i Beratit, Ignati