EmailFacebookKontakt

Adis Abeba – Simpozium ndërkombëtar mbi misionin e shenjtë

Me inisiativën e drejtuesve orthodhoksë në organizimin “Kishat në misionin e shenjtë” – të Këshillit Ekumenik të Kishave (COE), me qendër në Gjenevë (Zvicër), u zhvillua një simpozium ndërkombëtar orthodhoks me përfaqësuesit e Kishave Orthodhokse dhe të Kishave prekalsedoniane, theologë, priftërinj dhe specialistë të misioneve, në Adis-Abeba (Etiopi), për të përgatitur dhe kordinuar ndërhyrjet e delegatëve orthodhoksë në Kongresin Ekumenik ndërkombëtar për misionin që do të mbahet në 24 nëntor – 3 dhjetor 1996 në Bahia (Brazil). Pjesëmarrësit ishin ftuar prej patrikut Pavël (Pavël Abuna), primat I Kishës së Etiopisë, që të njiheshin me të Krishterët etiopianë dhe mënyrën se si e mbajmë të gjallë besimin e tyre.

Shumë prej diskutimeve lanë të kuptohej reflektimi mbi punën misionare në një perspektivë orthodhokse. At Emanuel Klapsisi, profesor në Institutin Theologjik orthodhoks “Kryqi i Shenjtë” në Bruklin (SHBA) paraqiti një ekspoze mbi “Ungjillin dhe kulturat”. At Tomas Hopko dekan i Institutit Theologjik Orthodhoks “Shën Vladimirit” të Nju Jorkut trajtoi “Orthodhoksia në shoqëritë bashkëkohore pluraliste”. Episkopi Joan I Bjellgorodit, përgjegjës i departamentit të misionit në Patrikanën e Moskës dhe Kostandin Patelos i deleguar i Patrikanës së Aleksandrisë, folën mbi “Dëshminë autentike orthodhokse në situatat e konfliktit”. Tema “Besimi një dhe apostolik mënyrat e ndryshme për t’u shprehur” u mbajt prej dy drejtuesve orthodhoksë që punojnë tani me mision, njëri në Afrikë (Tanzani), tjetri në Indonezi, respektivisht episkopi Jonas De Bukuba dhe at Daniel Bjandoro.