Abrahami Nga Shenjtorët e muajit
Historia e shpëtimit, e
ashtuquajtur me të vër-
tetë, fillon me Abramin,
të cilin Perëndia e quajti
Abraham, që do të thotë
“ati i një shumice.” Abra
hami ishte patriarku i
parë i popullit të Izraelit.
Fjala patriark do të tho-
të “ati i popullit.” Në per
sonin dhe jetën e Abra-
hamit, janë parafiguruar
ngjarjet qendrore të shpë-
timit të botës nga Krishti
në Dhiatën e Re.
Perëndia i bëri Abra-
hamit premtimin e parë
të shpëtimit të Tij të të
gjithë popujve të tokës,
me të cilin Ai bëri gjitha-
shtu, dhiatën e Tij, për të
qenë besnik përjetë.
Zoti i tha Abramit:
“Largohu nga vendi yt,
nga të afërmit e tu dhe
nga shtëpia e atit tënd
dhe shko në vendin që
do të të tregoj. Unë prej
teje do të bëj një komb
të madh, do të të bekoj
dhe do ta bëj të madh
emrin tënd, dhe ti do
të jesh një bekim… te ti
do jenë të bekuara të-
rë familjet e tokës” (Za-
nafilla 12:1-3, Shih, gjit-
hashtu 17:1-8, 22:1-18).
Përmbushja e premti-
mit te Abrahami erdhi në
Jisu Krishtin. Ai është
pasardhës i atit të parë të
Izraelit në të cilin janë
bekuar të gjitha familjet
e tokës. Kështu këndon
Maria, Nëna e Jisuit, në
kohën e pritjes së saj për
lindjen e Shpëtimtarit, se
të gjitha brezat do ta qua-
nin të lumur sepse kishte
ardhur përmbushja nga
Perëndia “ashtu si Ai u
kishte folur etërve ta-
në, Abrahamit dhe pas-
ardhësve të tij, përgji-
thmonë” (Lluka 1:55,
shih gjithashtu Këngën e
Zaharisë në Lluka 1:67-79).
Nëpër të gjithë Dhiatën e
Re shpallet se premtimi i
Perëndisë ndaj Abraha
mit u përmbush tek Jisui.
Dhe premtimet iu
bënë Abrahamit dhe
pasardhjes së tij. Shkri-
mi nuk thotë: “Edhe
pasardhësve” si të
ishin shumë, por të një
të vetme: “Dhe pasar
dhjes sate”, pra Krishti
(Galatianët 3:16).
Besimi i Abrahamit
është protipike e të gjithë
atyre që janë shpëtuar
nga besimi në Krishtin.
Dhiata e Re e thekson be-
simin si të domosdoshëm
për shpëtimin. Modeli
për këtë besim është
Abrahami.
Abrahami i besoi
Perëndisë, dhe’kjo iu
numërua atij për drej-
tësi (Zanafilla 15:6,
Romanët 4:3).
Besimi i Abrahamit
ishte i bashkuar me ve-
prat e tij dhe shprehej në
veprat e tij.
Abrahami, ati ynë, a
nuk u shfajësua me anë
të veprave, kur e ofroi
birin e vet, Isakun, mbi
altar? Ti e sheh se be
simi vepronte bashkë
me veprat e tij, dhe se,
nëpërmjet veprave, be
simi u përsos. Kështu u
përmbush Shkrimi, që
thotë: “Edhe Abrahami
i besoi Perëndisë, dhe
kjo iu numërua për
(vijon në faqen 8)
Abrahami
(vijon nga faqja 5)
drejtësi”; dhe u quajt miku i
Perëndisë. Ju shikoni, pra, se
njeriu shfajësohet nga veprat
dhe jo vetëm nga besimi
(Jakovi 2:21-24).
Perëndia e provoi Abrahamin
duke e urdhëruar që të flijonte
djalin e tij të dashur Isakun si
therore me djegie të plotë. Abra
hami i besoi dhe pati besim në
Perëndinë. Ai in bind vullnetit
të tij dhe shkoi në mal për të
therur birin e tij. Perëndia e
ndaloi atë dhe vendosi një dash
në vend të Isakut duke thënë:
“Tani e di mirë që ti i tre-
mbesh Perëndisë, se nuk më
ke kursyer birin tënd, të vet-
min bir që ke” (Zanafilla
22:12). Edhe një herë tjetër
Perëndia i premtoi se “te pa-
sardhësit e tu do të bekohen
tërë kombet e dheut… (Za
nafilla 22:18).
Flijimi i Isakut nuk është ve-
tëm një dëshmi për besimin e
Abrahamit, por është gjithashtu
shenja e veçantë, se Perëndia Ve-
të bën, çfarë Ai, para së gjithash,
e ndalon popullin e tij të bëjë.
Asnjë dash nuk është vendosur
në vendin e Birit të Perëndisë,
Biri i Tij i vetëm Jisu, kur Ai u fli-
jua në kryq për mëkatet e botës.
Priftëria e përsosur e Krishtit
është parafiguruar, gjithashtu në
jetën e Abrahamit. Është priftë-
ria e Melkisedekut, Mbretit të
Paqes. Është priftëria në të cilën
blatimi është buka e vera. Është
priftëria e cila është para asaj të
Levitëve, ajo që është e Mesias,
i Cili është “prift përjetë, sipas
urdhrit të Melkisedekut”
(Psalmi 110:4, Hebrenjtë 5-10).
Kështu edhe Krishti nuk e
përvetësoi Ai vetë lavdinë që
të bëhet kryeprift, por ia dha
Ai që i tha: “Ti je hn Bir, sot të
linda”, dhe ashtu si thuhet di-
ku gjetiu: “Ti je prift përjetë,
sipas rendit të Melkisedekut”.
I cili, në ditët e mishit të tij,
me klithma të larta dhe me lot, i
ofroi lutje dhe urata atij që
mimd ta shpëtonte nga vdekja,
dhe u dëgjua për shkak të frikës
së tij nga Perëndia. Edhe pse
ishte Bir, mësoi të jetë i bindur
nga ato që pësoi, dhe, si u bë i
përkryer, ubë vepronjësi i shpë-
timit të amshuar për të gjithë
ata që i binden, duke qenë i
shpallur kryeprift nga Perëndia
sipas rendit të Melkisedekut
(Hebrenjtë 55-10).
Më e larta nga zbulesat e
Dhiatës së Re, ajo e Shën Tri-
nisë, ishte gjithashtu e para
figuruar në jetën e Abrahamit.
Është vizita e famshme e tre
engjëjve të Perëndisë tek
Abrahami nën lisat e Mamresë.
Zoti iu shfaq Abrahamit në
lisat e Mamreut, ndërsa ai
ishte ulur në hyrje të çadrës
në zheg të ditës. Abrahami
ngriti sytë dhe tre burra rri-
nin më këmbë pranë tij. Sa i
pa, vrapoi në drejtim të tyre
nga hyrja e çadrës, u përkul
deri në tokë e pastaj tha: “Zo
ti im, në rast se kam gjetur
hir para teje, të lutem mos
kalo pa u ndalur para shër-
bëtorit tënd! Oh, lini që të
sjellin pak ujë që të mund të
lani këmbët tuaja, dhe çlo-
dhuni nën këtë pemë. Unë do
të shkoj të marr një copë bu-
kë, kështu do të mund të me-
rrni zemër, pastaj të vazhdo-
ni rrugën, sepse për këtë
keni kaluar nga shërbyesi
juaj”. Ata i thanë: “Bëj siç ke
thënë” (Zanafilla 18:1-5).
Abrahami iu drejtua tre engjë-
jve si njërit, duke i quajtur ata
Zot. Ata hëngrën në praninë e tij
dhe paratreguan lindjen e Isa-
akut nga Sarah në moshën e saj
të vjetër. Në këtë vizitë të Per-
ëndisë tek Abrahami, Kisha Or-
thodhokse sheh parafigurimin e
zbulesës së plotë të Shën Trinisë
në Dhiatën e Re.
Meqenëse s’mund të ketë
pikturim të Perëndisë Atë dhe të
Shpirtit të Shenjtë në formë nje
riu, ikonografia orthodhokse e ka
pikturuar tradicionalisht Shën
Trininë në formën e tre engjëjve
që vizituan Abrahamin. Ikona
më e famshme e Shën Trinisë,
ajo që shpesh përdoret në festën
e Rushajeve, është ajo e piktu
ruar nga Shën Andrea Rublev,
një nxënës i Shën Sergjit të
Radonezhit në Rusi, në shekullin
e katërmbëdhjetë.
Kështu, shpëtimi i botës që
erdhi në Krishtin, u parafigurua
nëjetën e Abrahamit, si edhe do-
ktrina e krishterë për besimin
dhe veprat dhe zbulesat e kri-
shtera rreth flijimit, priftërisë,
madje edhe Trinia e Tërëshenjtë.
Me të vërtetë në Abrahamin çdo
aspekt i dhiatës përfundimtare
në Krishtin, Mesian, ishte par
afiguruar dhe paratreguar.