“Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë vajzën tuaj” – tha doktori. Motra e vogël sa e dëgjoi mori para nga sirtari dhe zuri farmacitë me radhë duke kërkuar të blejë “një mrekulli”. Të gjithë qeshnin me naivitetin e saj por ajo këmbëngulte. Një mjek që rastisi në një farmaci u prek shumë dhe kërkoi të vizitonte motrën e saj të sëmurë. “Me të vërtetë vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë” – tha edhe ai pasi e vizitoi. “Por unë do ta operoj, sepse besoj se besimi i motrës së saj të vogël do të bëjë që Perëndia të falë këtë mrekulli”. Operacioni u krye dhe e sëmura u shërua. Besim të tillë kërkon Perëndia prej nesh të gjithëve.