EmailFacebookKontakt

A ka emra klerikësh orthodhoksë për rrugët?

A ka emra klerikësh orthodhoksë për rrugët?
– Në Tiranë dhe në të gjithë vendin është tepër e vështirë të gjesh një
rrugë kushtuar priftërinjve a episkopëve orthodhoksë –
Edhe më interesan-
te e bën këtë pyetje fa-
kti, se ajo u bë nga një i
huaj, që kishte ardhur
në vendin tonë, që të
interesohej për të drej-
tat fetare.
Më saktë, pyetja
ishte: “A ka ndonjë rru-
gë me emrin e Imzot
Kristofor Kisit, Krye-
piskopit të parë kano-
nik të Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të
Shqipërisë?”. Përgjigjja,
disi me ndrojtje dhe
turp, ishte se nuk di-
nim të ekzistonte një
rrugë e tillë…

Por, jo vetëm për
Imzot Kristoforin. Janë
shumë figura të shquara
orthodhokse, ku mund
të veçohen ato që u per-
sekutuan në kohën e di-
ktaturës ateiste apo që
mbajtën gjallë flakën e
besimit gjatë saj, të
cilëve është “harruar”
t’u kushtohet qoftë edhe
një rrugë periferike.
Imzot Irineu, Motrat
Cico, Imzot Kozmai, At
Aleksandër Luli e sa e sa
të tjerë, me veprën e ty­
re, do meritonin një kuj-
tim edhe zyrtar. Por,
çuditërisht, ndërsa kle-

rikë nga të gjitha komu­
nitetet e tjera fetare janë
nderuar me dekorata,
duke iu vënë emrat e
tyre shesheve e rrugëve,
kleri orthodhoks mun-
gon në këto lista.
Nëse kjo është rastë-
si, shpresojmë të rre-
gullohet. Nëse është
mënjanim i qëllishëm, le
të shpresojmë të ko-
rrigjohet. Bashkëjetesa
ndërtohet jo vetëm mbi
trajtim të barabartë për-
para ligjit, por edhe mbi
nderim të barabartë për
veprën në dobi të vendit
e kombit.