EmailFacebookKontakt

A ishte Censusi një tentative për “genocid burokratik” ndaj Orthodhoksëve?

A ishte Censusi një tentative për “genocid burokratik”
ndaj Orthodhoksëve?

Skandali i Censusit sapo ka filluar! Brenda vendit dhejashtë tij po rritet ndërgjegjësimi se ai ishte dëshmi njëanshmërie dhe paaftë- sie, që ia bëjnë të dhënat të pavlera. Vetëm nga një anketim i besimta- rëve që vijnë në kisha kanë dalë se mbi 15 mijë vetë që deklarojnë së nuk i kanë parë fare regjistruesit në derë të shtëpisë. Që të paktën katërfishohet po të llogarisësh fa- miljet e tyre. Që dhjetërafishohetpo të numërosh gjithë Shqipërinë.

Mes kësaj katrahure, gjëja që të bie më shumë në sy është përpjekja për të realizuar një “genocid burokratik” ndaj orthodhoksëve (Shifra të papranueshme ka pasur vetëm për orthodhoksët dhe bektashinjtë. Komunitetet e tjera patën shifra të ngjashme me regjistrimet e mëpar- shme dhe nuk kishin pse të ndihe- shin).

Mjafton të konsultosh shifrat dhe lehtësisht duket se në zonat me prani të madhe të besimtarëve orthodho- ksë është kryer një masakër e vër- tetë në letër. Këtë e dëshmon edhe fakti se ndërsa në Shkodër kate- goritë e “papërcaktuara” të besi- mit fetar janë rreth 7 për qind, në Vlorë ato arrijnë shifrën e pabesue- shme 35 për qind. Apo në Fier, ku gati gjysma e popullsisë janë ortho- dhoksë, rezultojnë vetëm 13 për qind të tillë. Vetëm Mitropolia e Beratit ka më shumë orthodhoksë se sa shi- fra që jepet për ta në rang vendi.

Kjo e bën edhe më skandaloz fshehjen e INSTAT-it pas shifrave mesatare në rang kombëtar, apo ngritjen e supeve të drejtores, se “kështu janë deklaruar vetë njerë- zit”…, e mbështetur edhe nga “kon- sulenti ndërkombëtar”, që rrogën e merr sido që të bëhet dhe nuk do të hapen probleme…

Edhe unë, megjithëse banoj në mes të Tiranës, familje me 4 persona, nuk i pashë regjistruesit… Por kam frikë se formulari “im” është i depozituar “rregullisht”… Po si ta kontrolloj? Edhe sikur të ndodhë çudia që të ma japin, si t’ia vërtetoj Instat-it se nuk bën vaki të jem unë që të kem deklaruar se “jam ateist”, apo me “besim të papërcaktuar”,

apo më keq… se jam jahova apo i ndonjë besimi tjetër, siç i ka shkre- pur në kokë “regjistruesit”?! Nuk ka asnjë mekanizëm që të më lejojë të vërtetoj mashtrimin… dhe mba- se ky është mashtrimi më i madh….

Së fundi, më tërhoqi vëmendjen një kronikë tendencioze në televi- zionin “AS”, që disa gazeta e botu- an me entuziazëm, i bazuar mbi një spekulim të pastër. Duke shtre- mbëruar kontekstin dhe deklaratat për harmoninë fetare, u tentua të afirmohej se orthodhoksët janë të kënaqur me këtë gjendje dhe nuk kanë vërejtje për Censusin… Ve- tëm Kryepiskopi dhe Këshilli Bo- tëror i Kishave (një organizëm i pa- rëndësishëm, me nja 500-600 milion të krishterë), dashkan të afir- mojnë të kundërtën

Duke thënë në parantezë, se për Censusin është shprehur qartë Këshilli Kleriko-laik i Kishës dhe

klerikët e besimtarët e të gjitha mi- tropolive, duket se protestat orthodhokse kanë filluar t’u djegin atyre që duan t’ua zënë frymën, t’i zhbëjnë në emër të një patriotizmi fals që mban erë neotomanizëm dhe largim i Shqipërisë nga Evropa. Dhe që duan të fshehin me çdo kusht se në Shqipëri “harmonia fetare” e stërpërdorur në fjalime, kur vjen fjala për orthodhoksët ka disa kufizime, caqe, të cilat ata, me hir ose pahir, nuk duhet t’i kapër- cejnë; për të mirën e tyre sigurisht. Siç është “për të mirën e tyre” zbrazja graduale nga orthodhoksët e organeve më ta larta shtetërore e kushtetuese, pavarësisht nga aftësia dhe roli vendimtar që kanë luajtur që nga Shpallja e Pava- rësisë, pushtimi i kishës së Elbasanit nga një sharlatan i mbështetur nga segmente të errëta të shtetit, sharjet e poshtërimet nëpër media, mos-

dhënia flagrante e pronave etj., etj. Të na rrojë harmonia!

Ah, se harrova! Mirë thonë ndo- njëherë, se “Atë që tabën tëndi…”. Personalitetet me origjinë ortho- dhokse, intelektualët e shquar ortho- dhoksë, nuk u ndjenë, nuk prote- stuan ndaj këtij skandali që cenon komunitetin e tyre, familjet e tyre, vetë identitetin e tyre. Madje janë po të njëjtët, siç pamë dhe në disa raste ditët e fundit, që me mazo- kizëm të pashoq goditën kishën me gënjeshtra bajate e deri për munge- sën e Ungjillit në shqip!!!

Është e vështirë të gjesh një shpje- gim për këtë. Mbase kanë mbetur raja në shpirt dhe vrapojnë pas “beut” të rikthyer në komandë. Ose mbase duhet të pranojmë se regjimi ateist paska lënë gjurmë më shumë pikërisht tek ata…

Nuk dua ta pranoj asnjërën prej këtyre. Shpresoj se ësh-

të një tulatje nga pre- sionet e shtuara, që do të kapërcehet para se të jetë vonë. MBASE!

Th. Dh.