EmailFacebookKontakt

A ekziston Zoti?

Gjatë një ore mësimi, profesori pyet nxënësit: – A ishte Zoti ai që krijoi gjithçka që ekziston? Një nxënës përgjigjet me guxim: – Po, ai e krijoi!

– Vërtet mendoni që Zoti krijoi gjithçka që ekziston? – pyeti përsëri profesori.

– Po. – përgjigjet nxënësi.

– Në qoftë se Zoti ka krijuar gjithçka që ekziston, atëherë Ai ka krijuar edhe të keqen meqenëse edhe ajo ekziston. Atëherë i bie që Zoti është i keq! – tha profesori, krenar që kishte provuar edhe një herë se besimi ishte vetëm një mit.

Atëherë nxënësi thotë: – Mund t’ju bëj një pyetje?

– Sigurisht! – përgjigjet profe- sori.

– Nxënësi u ngrit në këmbë dhe e pyeti: – A ekziston i ftohti?

– Çfarë pyetje është kjo? Sigu- risht që ekziston! Apo nuk e ke ndjerë ndonjëherë të ftohtin? – ia ktheu profesori i habitur.

– Realisht profesor, të ftohtit nuk ekziston! Sipas ligjeve të fizikës, ajo

që ne quajmë të ftohtë, në të vërte- të është mungesa e ngrohtësisë. Çdo trup mund të studiohet nëse zotëron ose rrezaton energji. Zero absolute është mungesa totale e ngrohtësisë, por të ftohtit nuk ek- ziston. Ne përdorim këtë term për të përshkruar si ndihemi kur nuk ka ngrohtësi. Më thoni, a ekziston errësira? – vazhdoi nxënësi.

– Ekziston djalosh! – përgjigjet profesori.

– As errësira nuk ekziston! Në të vërtetë ajo është mungesa e dri- tës. Dritën mund ta studiojmë, errësirën jo. Nëpërmjet eksperi- menteve fizike mund të shpër- bëjmë dritën e bardhë në disa ngjyra të ndryshme që e përbëjnë atë në varësi të ndryshimit të gjatësisë të valëve të dritës, ndërsa errësirënjo! Si mundtapërcaktojmë shkallën e errësirës në një vend? Duke u bazuar te drita qe ndodhet

në atë vend. Errësira është vetëm një term i përdorur nga njeriu për të përshkruar gjendjen kur nuk ka dritë. Dhe për ta mbyllur, i riu e pyet profesorin për herë të fundit:

– Profesor, a ekziston e keqja?

– Dhe profesori përgjigjet: – Siç të thashë në fillim, në botë jemi dëshmitarë të krimeve, dhunës, shkatërrimit. Këto janë e keqja!

– Studenti përgjigjet: – E keqja nuk ekziston, profesor! E keqja është mungesa e së mirës. Si në rastet e mëparshme, e keqja është një term që njeriu e përdor për të përshkruar mungesën e Zotit. Zoti nuk e krijoi të keqen! E keqja vjen si rezultat i mungesës së Zotit në zemrat e njerëzve, njësoj si nuk ekziston të ftohtit, apo errësira kur nuk ka dritë!

– I riu, mori duartrokitje nga të gji- thë studentët e tjerë. Rektori i universitetit që ishte i pranishëm në orën e mësimit e pyet: – Si e ke emrin?

– Ai u përgjigj: Albert Ajnshtajn!

Zoti është një realitet i paprek- shëm, por jeton në zemrën tonë!