EmailFacebookKontakt

A e ka gjetur Princi Charls shtepine e tij te vertete shpirterore?…

– sipas gazetës “The Guardian” –

Pasi përshkruan një vizitë private dhe të fshehtë të Princit tra- shëgimtar të Britanisë në Malin e Shenjtë, i treti brenda një viti, artikulli vazhdon:

Sipas miqve dhe të njohurve të princit, kreu i ardhshëm i Kishës Anglikane ka rënë në dashuri me besimin orthodhoks. Madje deri në atë pikë, sa e ka mbushur një pjesë të shtëpisë së tij në Highgrove me ikona të çmuara bizantine, të cilat besohet se në shumicën e tyre e ka- në origjinën nga Athosi, vendi më i shenjtë i Orthodhoksisë.

Princi, si shoku i tij, kompo- zitori Sër John Tavener, i cili u kthye në besimin orthodhoks në vitin 1977, thuhet se është mjaft i prirur nga spiritualiteti i fortë i Kishës Orthodhokse.

Që nga mbretërimi i Stjuartëve nuk ka pasur një trashëgimtar të fronit me një interes intelektual kaq të dukshëm ndaj fesë. Për vite Charlsi, që do ketë edhe titullin e Mbrojtësit të Fesë (anglikane) kur të bëhet mbret, ka treguar një inte

res të paprecedent edhe për besime të tjera, si Islami dhe Budizmi.

Por, takimet e tij të rregullta me At Efraimin, igumenin e Vatope- dhit – manastiri i tij i preferuar në Mal – i ka hedhur benzinë zjarrit të spekullimeve, se princi është duke u prirur nga krishterimi lindor, megjithëse kjo mohohet me ash- përsi nga oborri.

Dëshmitarë thonë se Charlsi mbërriti në Athos pak ditë pas vde- kjes së Princeshës Diana dhe ishte Efraimi që e nxiti të afrohej me besimin (orthodhoks)…

“Njerëzit harrojnë se Ortho- dhoksia është në familjen e tij”, – thotë Arqiepiskopi Grigor i Thiate- rës, që drejton në Britaninë e Ma- dhe një komunitet të fuqishëm orthodhoks prej 500 mijë vetësh.

“Një nga hallat e Charlsit, Du- kesha e Madhe Evgjenia, është shpallur shenjtore orthodhokse, pasi ajo u vra në Moskë ku ishte vendosur në një manastir. Gjyshja e Charlsit nga babai, Aliki, ishte murgeshë për një pjesë të madhe të jetës. Ajo e fliste shumë mirë greqishten dhe vitet e saj të fundit,

kur erdhi në Londër, ajo bëri një kapelë orthodhokse në Buckingham Palace”, shton episkopi.

Si qendra religjioze e Ortho- dhoksisë lindore, Athosi është një magnet për pelegrinë që i janë dedikuar besimit. Shumë prej tyre – siç e dëshmon numri gjithmonë në rritje i murgjve nga BE, SHBA, Kanadaja apo Australia – nuk kthe- hen më që aty. Edhe midis evropia- nëve të pasur apo atyre me gjak blu, ky vend me bimësi të harlisur shi- het si një mundësi ikjeje dhe dezi- ntoksikimi nga realiteti i përditshëm.

I ati, Princi Filip, i lindur në Korfuz dhe që ashtu si Charlsi ësh- të një anëtar nderi i Vëllezërve të Malit të Shenjtë, kaloi në Anglika- nizëm nga Orthodhoksia kur u martua me Mbretëreshën….

.. .Zyrtarisht St Jamme’s Palace thotë se vizitat e Princit në Malin e Shenjtë janë “çështje personale”. Dhe jo në pozitën e Princit të Uell- sit, trashëgimtarit të fronit dhe se ai është i interesuar për arkitek- turën dhe spiritualitetin e Athosit…

Korresp. i “Ngjalljes”