90 vjet nga themelimi i Kishës së Shën Gjergjit
Më 22 mars 1908, në Fe
niks Holl të Tremont Strit,
Boston, u mbajt mbledhja the-
meluese e Kishës – Kate-
drale të Shën Gjergjit,
kisha e parë orthodhokse
shqiptare në Amerikë.
Anëtarët e këtij komiteti
organizator ishin Niko
las Kristofer, arkëtar,
Xhorxh Toli, sekretar,
Filip Vasili, ndihmësse-
kretar, si dhe Misto Mi-
llona, Harri V. Kaçka,
Xhon Kozma e Kosta Ra-
cka. Po në të njëjtën ditë,
u hodhën bazat edhe për
krijinmin e komiteteve
themeluese në disa qy-
tetete të tjera.
Në fillesat e saj kisha
ndërroi shpesh seli: Deri
në vitin 1910 Shërbesat
e Shenjta u kryen në
mjedise të ndryshme; nga vi
ti 1911 deri më 1921 u shfry-
tëzua një mjedis në katin e
sipërm të një ndërtes-e në
Tremont Strit; më 1922 u ble
e u përshtat për nevojat e një
Kishe Orthodhokse një ish-
kishë suedeze, në Emerald
Strit; derisa më 1941 u ble
ndërtesa aktuale, një ish-
kishë unitariane, në numrin
523 të 1st Broduej, që u për-
shtat për të kryer funksionet
e një katedraleje qendrore të
Arkidioqezës Shqiptare të
Amerikës.
Priftërinjtë që kanë shë-
rbyer aty, sipas rendit kro-
nologjik, janë: At Stilian Noli
(më vonë Mitropolit i Kishës),
At Naum Cere, At Damian An –
gjeli, At Stathi Melani, At
Nikollas Kristofer, At Dhosi
Katundi, At Vangjel Çamçe
(më vonë u bë episkopi Aga-
thangjel), At Vani Çani,
Arkimandrit Thimi Theo
dhosi, At Stefan Laska (më
vonë Mitropolit), At Kristo E,
Eliot etj., deri tek At Artur
Liolin (Kancelari aktual i
Arkidioqezës).
Veçanërisht, aktiv për
mbledhjen e fondeve për ble
rjen dhe rregullimin e Kate
drales së Shën Gjergjit, u tre
gua Arkimandriti Thimi
Theodhosi.
Me kalimin e viteve,
enoria e shtoi veprim-
tarinë e saj. Kështu, më
1955 dioqeza bleu një
godinë, e cila u përshtat
për mësime fet^re. Më
1916 Profesor Thanas
Nasi, graduat i Konser-
vatorit të Nju Ingland,
organizoi e drejtoi korin
e parë të katedrales. Ky
kor u riorganizua më
1934 nga At Grigorief,
Arqiprift i Kishës Or
thodhokse ruse në Ame-
rikë, nën juridiksionin e
së cilës ndodhet edhe
Arkidioqeza Shqiptare.
Që nga viti 1923 është
organizuar edhe “Shkolla e të
dielës” etj.
Më 1935, pranë Kishës u
ngrit edhe shoqata e grave
orthodhokse “Bijat e Shën
Gjergjit”, e cila ka dhënë një
kontribut të veçantë për
rimodelimin dhe zbukurimin
e Kishës Katedrale.
Sot, në Katedralen e Shën
Gjergjit është ngritur edhe një
muze i pasur, kushtuar Imzot
Nolit dhe historisë dhe rolit të
Arkidioqezës Shqiptare në
Amerikë.
Korçë