EmailFacebookKontakt

6 Janar – Epifania e Zotit Krisht, Uji i Bekuar

6JANAR

Epifania
e Zotit Krisht
Uji i Bekuar

Edhe Joani ishte veshur me lesh gamileje, dhe kishte brez të lëkurtë rreth mesit të tij dhe hante karkaleca e mjaltë të egër. Edhe predikonte, duke thënë: Prapa meje vjen më i forti se unë, të cilit s ’jam i zoti të ulem e t’i zgjidh rripin e këpucëve. Unë ju pagëzova me ujë, po ai do t’ju pagëzojë me Shpirt të Shenjtë.

Edhe në ato ditë erdhi Jisui nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Joani në Jordan. Edhe menjëherë, duke dalë nga uji, pa qiejt duke u hapur dhe Shpirtin e Shenjtë si pëllumb duke zbritur mbi të. Edhe erdhi një zë nga qiejt: Ti je Biri im i dashur që e kam pëlqyer.

Marku 1:6-11