571 vite më parë u kurorëzua Gjergj Kastrioti në Ardenicë.
Foto nga aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Lushnjës në bashkëpunim me Kishën tonë. Merrnin pjesë mësues, prindër dhe besimtarë të zonës. Ishte i pranishëm edhe Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla. Veprimtaria u organizua për të përkujtuar vendosjen e kurorës së martesës së Gjergj Kastriot Skënderbeut me Andronika Arianitin, 571 vite më parë, në Manastirin “Lindja e Hyjlindëses”, në Ardenicë.
Për të kujtuar martesën e Heroit tonë Kombëtar kishte ardhur edhe një grup arbëreshësh nga Italia, të cilët e ruajnë këtë ngjarje në kujtesën e tyre.
Aktiviteti u ndoq edhe nga Radio “Ngjallja”.
Me rastin e Pashkës dhe me bekimin e Mitropolitit Ignat, në mensën për nevojtarët “Shën Joan Përdëllimtari” në qytetin e Beratit, u shërbye ushqim për 200 persona.