Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti, së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja morën pjesë në programin festiv me rastin e 40-vjetorit të Muzeut Ikonografik “Onufri”.
Në këtë aktivitet u vlerësua puna për ruajtjen dhe trashëgiminë e tij, edhe interesimi i lartë i vizitorëve për njohjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore. Vetëm në vitin 2025 u pritën 100 mijë vizitorë nga mbarë bota.