U mbushën 4 dekada nga dorëzimi në episkop i Fortlumturisë së Tij Anastasit
Të hënën, 19 nëntor 2012, Kryepiskopi i Ti- ranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi kremtoi në Kishën e vjetër Katedrale të Tiranës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, dyzetvjetorin e dorë- zimit të tij në Episkop të Andrusës, për vendin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë (19.11.1972). Me këtë rast gjatë bashkëmeshimit arkihieratik ku morën pjesë shumë besimtarë, kryesisht të rinj, Fortlumturia e Tij dorëzoi në prift dhjakun Irine Gega dhe në dhjak Nikolla Kodhelin, të diplomuar në Aka- deminë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Gji- thashtu, hirothetisi (lexim urate me vendosjen e dorës), në Kryedhjakon dhjakun Anastas Bendo, i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
Hirotonisja në episkop e Fortlumturisë së Tij, Anastasit, u krye nga Kryepiskopi i Athinës Jero- nimi I, bashkë me mitropolitët Jakov të Mitilinit dhe Jorgjin e Egalias, ku bashkëmeshuan 12 kryepriftërinj dhe u bashkëlutën më shumë se 40 mitropolitë. Zgjedhja e tij u bë më 11.11.1972, me votë unanime nga Sinodi i Shenjtë, që ishte zgjedhur në vitin 1969 nga gjithë Hierarkia e Kishës së Greqisë. Anëtar i Sinodit ishte gjitha- shtu edhe Serafimi, Mitropoliti i Janinës (që u bë më pas Kryepiskop i Athinës). I dorëzuari episkop ishte atëherë profesor me kohë të pjes- shme i Historisë së Feve në Fakultetin Theologjik të Universitetit të Athinës dhe drejtor i Qendrës Ndërorthodhokse të sapoformuar në Athinë të Kishës së Greqisë.
Në Liturgjinë e ditës me rastin e këtij përvjetori, në vend të fjalimeve të tjera u lexua
në shqip fjala gjatë hirotonisë e të lumurit Kryepiskop Jeronimi I, që niste me këto fjalë: “Anastas, është gjë shumë e rrallë që në do- rëzimin e një kleriku gëzimi të jetë kaq gjith- përfshirës dhe të vijë nga të gjithë anët e grigjës së krishterë. Sepse shërbesa jote deri në këtë çast, me Hirin e Perëndisë, ka qenë jo vetëm e paqortueshme, por edhe e bekuar. Kudo ku shkove në vreshtin e Perëndisë, Hiri i Perëndisë të hijeshoi dhe bekimi i Tij drejtoi hapat e tu dhe shumëfishoi frytet e punëve të tua.”. Ndërsaidorëzuarimbaroifjalëne tij të rastit si më poshtë: Ju lutem me përgjëratë, Fortlumturi dhe Juve, hierarkë të nderuar, etër të shtrenjtë dhe vëllezër, sa më rrethoni në këtë çast me dashurinë tuaj, lutuni që flaka e cila do të ndizet përbrenda meje, gja- të këtij misteri të shenjtë me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë nga zjarri i Pentikostisë, të digjet
gjithmonë me përulësi përballë ikonës së të Kryqëzuarit dhe shenjtorëve, në një Liturgji të vazhdueshme besimi e dashurie, që të transmetojë, në çdo vend ku të vendoset, diç- ka nga ngrohtësia, ngushëllimi dhe shpresa e Ngjalljes dhe e Pentikostisë (Tekstet e plota do të botohen në numrin e ardhshëm të gazetës “Ngjallja”).
* * *
Përgjatë dhjetëvjeçarit të parë të shërbesës episkopale të tij, paralelisht me drejtimin dhe riorganizimin e Shërbimit Apostolik, Kryepiskopi Anastas vazhdoi të japë leksione në Universitetin e Athinës. (Pedagog me kohë të plotë u zgjodh në vitin 1976 dhe nga viti 1982 deri më 1986 ishte dekani i këtij Fakulteti). Gjithashtu, mori pjesë si përfaqësues i Kishës së Greqisë në kë- shilla theologjike dhe mbledhje ndërkombëtare. Për më tepër, gjatë dhjetëvjeçarit të dytë si epi-
skop mori përsipër edhe riorganizimin e Hierapo- stullimit në Afrikën Lindore, si Mëkëmbës i Mi- tropolisë së Hirshme të Irinupolit (Kenia, Uganda, Tanzani).
Nga viti 1991 e deri më sot, punon për ringri- tjen dhe zhvillimin e Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë, fillimisht si Eksark i Patri- arkanës Ekumenike (1991 deri në qershor 1992) dhe nga ajo kohë u zgjodh Kryepiskop.
Gjatë kohës së shërbimit të tij episkopal, Kryepiskopi Anastas ka hirotonisur mbi 230 klerikë të të gjitha shkallëve të priftërisë (grekë, shqiptarë, amerikanë, kenianë, ugandas, tanza- nianë), pasi më përpara u përkujdes edhe për stu- dimet theologjike të pjesës më të madhe të tyre.
Kontributi i tij serioz në shkencën e theolo- gjisë, në dëshminë bashkëkohore orthodhokse, në dialogun ndërfetar, në veprën sociale dhe në bashkekzistencën paqësore të popujve është i njohur gjerësisht.
Nga Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës.
20.11.2012