30 vjet më parë, pas Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas, nuk kishte dalë ende gazeta “Ngjallja”. Artikujt në lidhje me këtë ngjarje historike u botuan në numrin e parë të gazetës, në tetor 1992. Këtu po japim përshëndetjen e z. Dhimitër Beduli në emër të besimtarëve orthodhoksë, peticionet e besimtarëve në mbështetje dhe mbrojtje të Kryepiskopit të tyre dhe kronikën e rastit.
Ngjashtu, ngado që të hedhësh sytë, në kaosin e pallogaritshëm, në rrënojat e shpërndara nga persekutimi gati pesëdhjetëvjeçar, gjithçka dhe, simbolikisht, bunkerët e panumërt, theksojnë vendin e Kafkës, nëpër të cilin po shkelim. Megjithatë, nga brenda, me sytë e besimit, e gjithë kjo ndriçohet nga shkëlqimi mistik, shpresa dhe fuqia e Ngjalljes, që bashkëjeton në Kryqin e Krishtit. Misioni i ri, që më caktoi Kisha, ndriçohet me një dritë të bekuar e ngushëlluese nga tradita e gjatë martire e këtij vendi, e cila fillon me martirizimin e Shën Astit, Episkopit të Durrësit, në fund të shek. I pas Krishtit dhe mbërrin deri te sprovat e egra gjatë persekutimit të fundit të shumë laikëve dhe klerikëve, të njohur dhe anonimë, si kryepiskopi Kristofor dhe episkopi Irene. Kjo është një mundësi e re jo vetëm për shërbesë, por edhe për dije: «që të njoh atë dhe fuqinë e ngjalljes së tij…» (Filip. 3:10).
Fragment nga fjala e Fronëzimit e Kryepiskopit Anastas ditën e Fronëzimit