25 Mars – Ungjillëzimi i Perëndilindëses
Në imitim të Nënës së Zotit
L
idhja mes shpatës e Kryqit gjendet shpesh në Ungjill. Kur njerëzit e penës shkruajnë “Kryq e shpatë”, Kryqi simbolizon një më- nyrë pasive të durimit të vuajtjeve, ndërsa shpata sugjeron veprimin. Në Ungjill është e kundërta. Kryqi ngrihet me vullnet të lirë, d.m.th. në mënyrë aktive nga Biri i Njeriut, ndërsa shpata që shpon zemrën simbolizon vuajtjen, e cila nuk zgjidhet vullnetarisht, por durohet pasivisht. Në qoftë se Kryqi i Krishtit i pranuar vullnetarisht bëhet për Në-nën e Tij një shpatë me dy presa, e cila i tej- shpon zemrën, kjo nuk ndodhi se e zgjodhi atë lirisht, por sepse nuk mund të mos vuante vuajtjet e Birit të saj.
K
isha Orthodhokse mban në lellësi të ndërgjegjes së saj misterin e Nënës së Zotit. Ajo shikon tek e Tërëshenjta jo vetëm nënën që vuan në këmbët e Kryqit të Birit të saj, por gjithashtu Mbre- tëreshën e qiellit “më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdërua- rën pa krahasim se Serafimet”. Kisha e konsideron Virgjëreshën si Nënën e çdo qenieje të gjallë, mi- shërimin personal të Kishës, trupin njerëzor të Krishtit. Me vellon e saj e Tërëshenjta mbulon tokën dhe bë- het vetë nënë e tokës. Një imazh që merr një kuptim të ri kur reflektoj- më mbi kryqin. Toka e Golgotës e shpuar nga kryqi, e mbytur nga gjaku, a nuk është vallë zemra në- nore e tejshpuar nga shpata? Po, Kryqi i Golgotës tejshpoi zemrën e nënës. Më e rëndësishmja është të kuptojmë se çfarë është Golgota për Nënën e Perëndisë. Krishti vuan pasionin e Tij si vullnetar. Maria vuan bashkë me Të. Ai mban më- katet e botës. Ajo bashkëpunon me Të. Jisui u kryqëzua në mish edhe Maria u kryqëzua me Të. Kjo është masa e vuajtjeve në Golgota: Kryqi i Birit në gjithë peshën dhe masën e tij bëhet një shpatë me dy presa që tejshpon zemrën e Marisë.
N
ë Golgota fjalët e Ungjillëzi- mit: “Ja shërbëtorja e Zotit”, nuk tingëllojnë si një fitore, sepse ideja që e shoqëron – “gjithë brezat do më lumërojnë” – fshihet brenda. Në Golgota Maria është shërbëto-
rja e Birit të Perëndisë. Është e njëjta bindje e dritës së Ungjillëzi- mit, e njëjta pjesëmarrje në ndërti- min e shtëpisë së Perëndisë, por ndë- rsa Ungjillëzimi lajmëron Lindjen dhe mermin pjesë himnet engjëllore “Lavdi Perëndisë në më të lartat…”, në Golgota është një pjesëmarrje në vuajtjen e Krishtit, në Kenozën (zbrazjen) e Perëndisë.
I
gjithë misteri i Marisë është në këtë bashkim me Udhën e Birit të saj, që nga Ungjillëzimi dhe Li- ndja e deri në lavdinë e përjetshme dhe qiellore të Ngjitjes, duke kaluar nga Golgota te Ngjallja. Gjithmonë me këtë bindje: “U bëftë vullneti yt”. Shërbëtorja e Zotit hapi zem- rën ndaj udhës së Shpëtimtarit, ndaj kryqit.
F
illimisht ne shohim Kishën e
Krishtit, trupin e Krishtit, i cili është Nëna e Tij. Kështu nëna pro- von ndaj Kishës atë që ndien ndaj Birit të saj. Nënë e njerëzimit hyjnor – Kisha – tejshpohet nga vuajtjet e trupit të Krishtit, nga vuajtjet e çdo anëtari të këtij trupi. Thënë ndryshe, kryqet e panumërta që njerëzit ngrenë për të ndjekur Krishtin, kthe- hen në shpata që tejshpojnë përje- tësisht zemrën e Kishës. Shën Maria vazhdon të vuajë me çdo shpirt nje- rëzor, si në ditën e Golgotës. Ajo qëndron shumë pranë nesh: çdo kryq i yni është shpatë për të. Shpirti ynë duhet të marrë pjesë jo vetëm në udhën e Birit, por edhe në atë të Marisë. Kjo nënkupton se ai duhet të marrë Kryqin e tij të zgjedhur vetë.
N
ga njëra anë Kryqi i Golgotës të përjetohet si një pjesëma- nje në vuajtjet e Birit të Njeriut. Nga ana tjetër shpirti duhet të pranojë shpatat, të cilat janë kryqet e vëlle- zërve të Tij. Të shikojmë tek tjetri në të njëjtën kohë Perëndinë dhe Birin. E Tërëshenjta e arriti këtë. Le të ecim në gjurmët e saj dhe të shikoj- më sa ngjan imazhi i shpirtit tonë me imazhin e saj, të shikojmë tek vëllai ynë Perëndinë Atë e Birin. Perëndi- në, sepse çdo njeri u krijua në imazhin e Tij, Birin, sepse duke lindur Krishti në shpirtin njerëzor ai e
integron tërë trupin e Krishtit, e çdo njeri në veçanti.
K
ryqi i të afërmit tim është shpata që tejshpon shpirtin tim. Këtë shpatë nuk e zgjedh unë, i afërmi im e ka zgjedhur, duke e ngritur në kurriz si një kryq.
J
a bazat mistike të marrëdhënies
me tjetrin. Kjo mëmësi në të cilën jemi thirrur nuk duhet të na çojë në krenari, sepse nëna nuk është superiore ndaj birit të saj. Nuk është fjala këtu për ndonjë bëmë shpirtërore. Mëmësia shpreh vetëm dëshirën e përulur e bindëse, për të marrë pjesë në kalvarin e tjetrit, të pranosh këto vuajtje jo vullnetarisht, të hapësh zemrën ndaj goditjeve të shpatës. Dhe për ta thënë më thjesht akoma, më- mësia është dashuri. Nuk është se ne e rëndojmë kryqin tonë, as të kryejmë ndonjë çudi personale apo një detyrë. Ky qëndrim buron nga aftësia jonë për të zbuluar tek tjetri imazhin e Perëndisë, të dëshirës sonë për ta adoptuar.
N
ëna e Zotit, e cila eshtëburimi i çdo vepre dashurie, na më- son të pranojmë përulësisht kryqin e të tjerëve. Ajo thërret secilin nga ne që të përsërisë me të qoftë i mbytur në gjak dhe me zemër të tejshpuar fjalët: “Ja shërbëtorja e Zotit”. Kjo është masa e dashu- risë, limit drejt të cilit duhet të shkojë shpirti. Mund të themi se është i vetmi qëndrim i mundshëm dhe me të vërtetë njerëzor ndaj të afërmit. Kur mbajmë kryqet e të tjerëve si dyshimet, zitë, tundimet, rëniet, mëkatet e tjetrit, atëherë mund të flasim për këtë qëndrim të duhur ndaj të afërmit tonë. Po ashtu Krishti është i vetmi që mbajti denjësisht Kryqin e Tij në këtë botë, Nëna e Perëndisë më këmbë, para kryqit është e vetmja që pranoi de- njësisht shpatën e tejshpuar që përbën kryqi i tjetrit. Shenjtërisë unike të Krishtit i përgjigjet shenj- tëria e përjetshme dhe e pamat- shme e Marisë.
Nga motër Mari Skobtsov
(Përktheu E. Pani)