EmailFacebookKontakt

21 vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

2 gushti – ditë me kuptim tepër të veçantë për besimtarët orthodhoksë

24 qershori, që kremtuam pak më parë, dhe 2 gushti më pas, shënuan kanonikisht fillimin e ringritjes kanonike të Kishës sonë. Pas territ ateist, në krye të saj u zgjodh një bari shumë i përgatitur për të përballuar vështirësitë, që shpesh dukeshin të pakapër- cyeshme. Tashmë Kisha jonë ishte e gatshme t’i përballonte këto sfida.

Por t’i përballoje ato nuk ishte aspak e lehtë. Jo vetëm për shkak të shkatërrimit të sistemit të shkuar, jo vetëm për shkak të pro- blemeve kronike të mbartura nga koha e Zogut dhe ajo e komunizmit, por edhe sepse kjo ringjallje kishte shumë kundërshtarë.

Kryesisht ishin dy kategori. Ishin ata që kishin luftuar që pas Pavarësisë për dobësi- min dhe shkatërrimin e saj (ose bijtë e tyre), të cilët edhe sot e kanë si qëllim të deklaruar

haptazi ose jo dobësimin e komunitetit ortho- dhoks.

Grupi i dytë janë ata që u formuan (shformuan) në kohën e komunizmit me bindje ateiste dhe që fenë vazhdojnë ta quajnë “opium”. Megjithëse edhe këta nuk janë shumë larg të parëve, se ateizmin e tyre militant e shfaqin vetëm kur bëhet fjalë për komunitetin orthodhoks!

Te dy këto grupe, në vitin 1992 kishin bërë aleancë donkishoteske për të ndaluar ringritjen e Kishës. Me artikuj, shpifje, de- klarata që dëshmonin një injorancë të thellë dhe tendenciozitet, por edhe duke u përpje- kur të përdornin shtetin për t’u fshehur pas tij. Këtë burracakëri e treguan edhe më 2 gusht, kur u përpoqën të krijonin një diversion antiorthodhoks në kishën “Ungjillëzimi

i Hyjlindëses ”, për ta paraqitur si “protestë spontane besimtarësh ”.

Sigurisht, që dështuan me turp dhe vetëm me ndihmën e mediave tendencioze kanë pretenduar herë pas here një “sukses” ima- gjinar. Por ata nuk tërhiqen dhe vazhdimisht përpiqen të sajojnë provokime, siç ishte së fundmi Censusi i turpshëm.

Bashkë me 24 qershorin, 2 gushti do mbetet gjithmonë për besimtarët orthodho- ksë jo vetëm një etapë e shënuar në ringjall- jen e besimit dhe mrekullisë së ringritjes nga gërmadhat, por edhe si dita e qëndresës ndaj sulmeve dhe dashakeqësisë. Do mbetët si dita kur ata treguan dashurinë ndaj kishës së tyre dhe gatishmërinë për ta mbrojtur gjithnjë atë.

Th. Dh.