EmailFacebookKontakt

20-vjetori i rihapjes së kishës së Shën Todrit

Më 27 qershor të vitit 1993 Kryepiskopi Anastas përuroi kishën e ringritur të Shën Todrit (Theodhorit), në Vlorë, e cila kishte qenë kthyer në qendër të
zjarrfikëseve. Ajo ishte nga të parat që u rindërtuan pas ateizmit të egër.
Në këtë përvjetor u krye një Liturgji Hyjnore për të kujtuar këtë ditë dhe për të falënderuar Perëndinë, Kryepiskopin Anastas dhe të gjithë ata që e bënë
të mundur rihapjen e saj.
Në fotot: Lart – Çaste nga Liturgjia e parë në kishën e rindërtuar, në vitin 1993.
Poshtë – Çast nga Liturgjia Hyjnore në 20-vjetorin e rihapjes së kishës dhe pamje nga Pashka e sivjetshme.