EmailFacebookKontakt

20 vjet më parë – Përurohet kisha e Shën Todrit në Vlorë

20 vjet më parë

Përurohet kisha e Shën Todrit në Vlorë

Të dielën, më 27 qershor 1993, Fortlumturia eTij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, përuroi kishën e Shën Todrit në Vlorë. Për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të kësaj kishe kishin ardhur qindra e qindra besimtarë orthodhoksë nga qyteti i Vlorës dhe fshatrat përreth, si dhe nga qytete të tjera të vendit. Merr- nin pjesë edhe sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë Aleko Dhima, sekretari për fenë orthodhokse pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Lekë Tase, myftiu i qytetit të Vlo- rës, autoritete të Bashkisë së qyte- tit, përfaqësues nga diaspora nga SHBA dhe arbëreshë të Italisë etj. Merrte pjesë gjithashtu edhe Mi- tropoliti i Kallabakës Serafim nga Greqia dhe mjaft besimtarë nga kjo mitropoli.

Kisha e Shën Todrit në Vlorë, e cila sapo u përurua, pas rreth një vit e gjysmë restaurimesh e ri- konstruksioni të plotë, ka kapaci- tet për 1200 veta. Për ndërtimin e

saj ndihmoi mitropolia e Kallaba- kës, me iniciativën e manastirit të madh të Meteorës, sidomos atë Athanas Anastasiu dhe Sotir Xima. Projekti u zbatua nga inxhinier Mihallaq Hanxhari, i cili drejtoi edhe punimet e objektit. Të gjitha materialet ndërtimore, si dhe paji- sjet e brendshme të kishës, si iko- nat, ikonostasi, polielet, ventilatorët etj., u sollën nga jashtë, nga mitro- polia e Kallabakës. Shtojmë këtu,

se përveç ndihmave të mësipërme për ndërtimin edhe pajisjen e kishës, kjo mitropoli ka dhënë edhe mjaft ndihma në ushqime, veshmbathje, xhama, mjete shkollore, medika- mente etj., për shkollat, spitalet dhe banorët e Vlorës.

Shpenzimet që u bënë për ndër- timin e kësaj kishe, pa përfshirë, sheshin e jashtëm, rrethimin dhe kambanoren, që nuk kanë përfu- nduar ende, kapin shifrën prej 100

mijë dollarë amerikanë. Në këtë shumë kanë kontribuar edhe Krye- piskopi Anastas, i cili dhuroi 5 mijë dollarë dhe besimtari vlonjat Perikli Shteto, i cili dhuroi 150 mijë lekë të reja.

Në ceremoninë e përurimit të kishës, në emër të besimtarëve orthodhoksë shqiptarë të kishës së Shën Trinisë në Boston, përshë- ndeti Peter Minnar.

Marrë nga gazeta “Ngjallja”, 1993