EmailFacebookKontakt

20 vjet më parë dhe sot – Rreziku i madh dhe real për Kishën dhe Autoqefalinë – asfiksia ekonomike

20 vjet më parë dhe sot

Rreziku i madh dhe real

për Kishën dhe Autoqefalinë – asfiksia ekonomike

D

uke rishfletuar koleksionet e “Ngjallja”, mars 1993, ndesha editorialin me titull “Një rrezik i madh për autoqefalinë: asfiksia ekonomike”. Kalojangaparagrafi në paragraf dhe kisha dy ndjesi: atë të arritjeve dhe hopit të jashtëza- konshëm të bërë në këto dy dekada, por… Por edhe të faktit se shumë nga ato probleme mbeten po aq aktuale dhe sot… Në mos edhe më tepër!

Ne artikull shkruhej se ka qarqe që “shtiren se përpiqen ta shpë- tojnë Kishën nga rreziku i të pa- surit në krye të një Kryepiskopi me origjinë jo shqiptare…”, por gjetkë e kanë qëllimin dhe gjetkë është rreziku që i kërcënohet Auto- qefalisë… “Kërcënimi themelor për Autoqefalinë është varfëria ekonomike…”

Dhe më tej flitej për gjendjen që la persekutimi ateist dhe për kthi- min e pronave, manastireve, për ndërtimin e kishave, shkollave, objekteve administrative etj… Po si paraqitet gjendja sot? A ka shumë ndryshime?

Nga ato që përmendeshin në artikull, Manastiri i Ardenicës u kthye në vitin 1995 (pas ndërhyr- jeve ndërkombëtare), kisha e Shën Prokopit u kthye po në atë kohë (por nuk plotësohen dokumentet dhe nuk lejohet të rindërtohet); kisha “Burimi Jetëdhënës” në Korçë vazhdon të jetë muze dhe vetëm një pjesë është dhënë për shërbesa; Akademia Teologjike u ndërtua pa asnjë ndihmë në Manastirin e Shën Vlashit (i cili u rindër- tua nga hiçi… pasi Kisha ribleu tokat e saj); Kryepiskopata u ve- ndos në një godinë të blerë dhe të rikonstruktuar me fondet e gjetura nga Kryepiskopi (pa asnjë mbështe- tje nga shteti). Vetëm për Kishën Katedrale u dha një kompensim për truallin e zënë nga Hotel Tirana.

Edhe shumica dërrmuese e kisha- ve, objekteve administrative, shko- llave, klinikave u ndërtuan me fo- ndet e Kishës në troje të blera nga vetë ajo, pa ndihmë nga shteti. Shumica e ikonave dhe e sendeve të shenjta ndodhen ende në duart e shtetit. Kishat monument admini- strohen ende nga shteti. Arkivat e Kishës janë ende në zotërim të shtetit (që nxjerr edhe të ardhura nga përdorimi i tyre). Janë kthyer tepër pak troje rreth kishave dhe atje ku nuk ka interesa të “veçanta” (kujtojmë Kakomenë…).

Për të arritur këtë ringritje që ngjan me një mrekulli, më shumë janë përdorur donacione bujare nga i gjithë globi, të mbledhura me shumë mund nga Kryepiskopi Anastas, për të ringritur atë çka ishte shkatërruar. Mbështetja e shtetit ka qenë tepër e pakët, për të mos thënë inekzistente. Të ar- dhurat nga kishat mjaft të pakta. Të ardhurat nga pronat tepër minimale. Edhe një fond i posaçëm nga shteti, i dhënë kohët e fundit, për rrogat e punonjësve të komunite- teve fetare (nismë që sidoqoftë, si

e para, duhet përshëndetur), është krejt e pamjaftueshme dhe nuk ka asnjë krahasim as me dëmet e pësuara, as me nevojat reale.

Por, kërkesat vijnë në rritje, duke nisur nga rrogat e klerikëve, nevoja për meremetime e ndërtime të reja, për katekizmin, etj., pa folur pastaj për rolin që i takon të luajë Kishës në ndihmë të më të vuajtur- ve, si p.sh. mensat për personat në nevojë; për arsimin dhe shëndetë- sinë etj.

Këto nevoja bëhen edhe më të mprehta, pasi dy dekada nga liria e besimit donacionet sa vijnë e zbe- hen dhe konjukturat ndërkombëtare kanë venë në vështirësi dhe dhuru- esit më bujarë.

Kisha ka edhe disa të ardhura, si nga punishtja e qirinjve, ekonomi ndihmëse, godina të dhëna me qira, donacione të besimtarëve (më shumë nga njerëzit me të ardhura të pakta sesa nga biznesi!), por të cilat janë të pamjaftueshme për të mbuluar qoftë edhe rrogat e kle- rikëve (pa ndihmat e donacionet nga bota).

Ndaj është nevoja për një ndër- gjegjësim të besimtarëve, por edhe të shoqërisë për këtë problem, se këto çështje u takon atyre t’i marrin përsipër. Siç ka qenë për shekuj tradita, e ndërprerë nga regjimi ateist. Janë këta besimtarë, me të ardhura të pakta ose me biznese, që duhet t’i rikthehen kësaj tradite, për të kontribuuar në mënyrë të rre- gullt për mbarëvajtjen e Kishës. Dhe që, sigurisht, do kenë të drejtën të interesohen edhe se si janë për- dorur ato çka kanë dhuruar.

Artikulli i 20 vjetëve më parë përfundonte me një paragraf që tingëllon po aq aktual e paralaj- mërues edhe sot: “Le të pushojnë përpjekjet që po bëjnë disa qarqe për të çorientuar opinionin pu- blik me vringëllimën e rreziqeve imagjinare. Rreziku i madh që kërcënon Autoqefalinë… është asfiksia ekonomike, që ia kanë imponuar të fuqishmit e ndry- shëm… duke i maskuar synimet e tyre me bunkerë të rinj prej le- tre, shpifjesh, gjojapër t’u mbroj- tur nga një armik i paqenë…”

Thoma Dhima