2 gushti është vërtet një ditë epokale për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Sepse në thelb ai është më shumë se Fronëzimi i Kryepiskopit të parë pas persekutimit të egër shumëvjeçar.
Kjo ditë shënon ringritjen kanonike të Kishës sonë, duke i mbyllur rrugë si zërave që e quanin atë “të vdekur” ashtu edhe manipulimeve nën rrogoz me komunitetin orthodhoks. Janë 14 vjet të një rrugëtimi mes vështirësish, por edhe të shoqëruar nga suksese aq të jashtëzakonshme, sa pa frikë mund t’i quajmë mrekulli të Perëndisë në këtë tokë të martirizuar.
Dhe të gjitha këto etapd janë të shënuara qart dhe fort nga personaliteti i jashtëzakonshëm i Kryepiskopit Anastas, i cili e ka mbajtur plot përkushtim dhe besim të patundur tek Perëndia kryqin e kësaj ngritjeje nga gërmadhat.
Sot mund të themi me plot gojën se që nga koha e krijimit të saj Kisha jonë nuk ka njohur kurrë një organizim dhe zhvillim të tillë dhe nuk ka pasur dhe luajtur asnjëherë një rol kaq të spikatur në shoqërinë shqiptare.
Dhe pashmangshmërisht, kjo do të sillte dhe subnet e goditjet e përsëritura të atyre që dëshirojnë ta shohin të pafuqishme dhe të margjinalizuar, sipas mentaliteteve dhe formateve që nuk i përkasin as kohës që jetojmë dhe as Evropës, pjesë e të cilës luftojmë të jemi.
Th. Dh.
2 gushti është vërtet
një ditë epokale për Kishën
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Sepse në thelb ai
është më shumë se Fronëzimi
i Kryepiskopit të parë pas
persekutimit të egër
shumëvjeçar.
Kjo ditë shënon
ringritjen kanonike
të Kishës sonë, duke
i mbyllur rrugë
si zërave që e quanin atë
“të vdekur” ashtu edhe
manipulimeve nën rrogoz
me komunitetin orthodhoks.
Janë 14 vjet të një rrugëtimi
mes vështirësish, por edhe
të shoqëruar nga suksese aq
të jashtëzakonshme, sa pa frikë
mund t’i quajmë mrekulli
të Perëndisë në këtë tokë
të martirizuar.
Dhe të gjitha këto etapd janë
të shënuara qart dhe fort
nga personaliteti i
jashtëzakonshëm i Kryepiskopit
Anastas, i cili e ka mbajtur
plot përkushtim dhe besim
të patundur tek Perëndia
kryqin e kësaj ngritjeje
nga gërmadhat.
Sot mund të themi me plot gojën
se që nga koha e krijimit të saj
Kisha jonë nuk ka njohur
kurrë një organizim dhe
zhvillim të tillë dhe nuk ka
pasur dhe luajtur asnjëherë
një rol kaq të spikatur në
shoqërinë shqiptare.
Dhe pashmangshmërisht,
kjo do të sillte dhe subnet
e goditjet e përsëritura të atyre
që dëshirojnë ta shohin
të pafuqishme dhe
të margjinalizuar,
sipas mentaliteteve dhe
formateve që nuk i përkasin
as kohës që jetojmë dhe
as Evropës, pjesë e të cilës
luftojmë të jemi.
Th. Dh.