EmailFacebookKontakt

1992 – 2007: 15 vjet gazeta “NGJALLJA”

1992 – 2007:15 vjet gazeta “NGJALLJA”
Vetëm pak ditë nga Fronëzimi
i Tij, që shënoi fillimin e ri-
ngritjes kanonike të Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
kur nevojat dhe detyrat ishin të pa-
numërta, Kryepiskopi Anastas do
ta quante si priori tare ngritjen e një
organi periodik, gazetës “Ngja­
llja”. Fortlumturia e Tij, i cili në
fjalimin e Fronëzimit e kishte quaj-
tur daljen e një gazete të Kishës
si “nevojë urgjente”, ishte nismë-
tari, projektuesi dhe realizuesi i
këtij organi, që në vite do të kthe-
hej në një pasqyrues besnik të
rrugës së vështirë të ringritjes nga
themelet të Kishës sonë.
Por jo vetëm i kësaj. Në faqet
e “Ngjalljes” kanë zënë vend të
veçantë betejat për të mbrojtur
Kishën tonë nga sulmef e ndry­
shme në vite, që synonin më kot
të ndalnin ecjen e saj. Kanë zënë
vend data historike të këtyre 17
vjetëve ringritjeje të mrekullue-
shme nga gërmadhat, ku do të ve-
çonim Fronëzimin e Kryepiskopit,
krijimin e Sinodit të Shenjtë dhe
hirotonitë e episkopëve të rinj e
deri tek Statuti i ri. Ka zënë vend
mendimi i klerikëve, teologëve,
por edhe i besimtarëve për proble-
met e momentit dhe të perspekti-
vës. Ka zënë vend vepra e shquar
sociale për shtresat më në nevojë
dhe kontributi i veçantë në raste
krizash dhe çastet e vështira që
ka kaluar vendi, sidomos në vitin
’99, me ndihmën për mbi 30 mijë
refugjatë kosovarë. Ka zënë vend
roll gjithmonë në rritje i Kishës dhe
Fortlumturisë së Tij mes Kishave
Orthodhokse dhe atyre të krishtera
në përgjithësi, por edhe në dialogun
ndërfetar, si dhe vizitat dhe veprim-
taritë e rëndësishme ndërkombë-
tare, ku mund të veçojmë vizitën e
parë në vendin tonë të Patriarkut
Ekumenik. Ka zënë vend të ve-
çantë besimi orthodhoks, shenjtorët
dhe shpjegimi i besimit tonë. Ka
zënë vend historia e Kishës sonë,
e klerikëve dhe e figurave të shqu-
ara që kontribuan në vite. Kanë
zënë vend lajmet e ndryshme nga
bota e krishterë…
E gjithë kjo ka ardhur nëpër-
mjet firmave të personaliteteve të
Kishës dhe shoqërisë sonë, ku da-
llohet kontributi i Kryepiskopit
Anastas, por edhe atyre që kanë
qenë tepër të rëndësishëm për
ecjen e gazetës, si z. Thoma Qe-
ndro, i paharruari Dhimitër Beduli,
z. Teodor Papapavli etj. Por një falë-
nderim i veçantë u shkon të gjithë
bashkëpunëtorëve tanë në vite, të
vjetër e të rinj, të cilët kanë qenë
të pazëvendësueshëm për suksesin
dhe daljen e “Ngjalljes”, emrat e
të cilëve besojmë se do t’i ndeshim
edhe në të ardhmen në faqet e saj.
Gazeta “Ngjallja” u drejtohet
pjesëtarëve të Kishës sonë, por
edhe jeton në saje të shkrimeve dhe
ndihmës së tyre të pakursyer, ndaj
në të ardhmen do të dëshironim që
të kishim kontributin në të të sa më
shumë prej tyre, jo vetëm me shkri-
me, por edhe me sugjerime e vërej-
tje, në mënyrë që gazeta jonë jo ve-
tëm të vazhdojë misionin e saj, por
edhe të rrisë nivelin dhe kontributin
e saj për ecjen përpara të Ortho-
dhoksisë në vendin tonë.
Ju faleminderit të gjithëve!