EmailFacebookKontakt

19-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

Më 2 gusht 2011 Kisha jonë kremtoi, 19-vjetorin e Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit, fillimin e ringritjes kanonike të saj pas natës ateiste. Në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, u zhvillua Litur- gjia Hyjnore e rastit, ku morën pjesë anë- tarë të Sinodit të Shenjtë, klerikë dhe laikë, besimtarë nga Tirana dhe i gjithë vendi.

gushti shënon një ditë epokale për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo datë është më shumë se Fronëzimi i Kryepiskopit të parë Orthodhoks pas persekutimit të përbindshëm ateist. Bashkë me 24 qer- shorin, kjo ditë shënon ringritjen kanonike të Kishës sonë, fillimin e rindërtimit aq të vë- shtirë dhe të mrekullueshëm nga gërmadhat, si dhe i mbylli rrugën çdo manipulimi apo keqpërdorimi të Komunitetit Orthodhoks.

Janë gati 2 dekada të një ecjeje mes vështi- rësish të panumërta, por edhe të shënuar nga suksese aq të jashtëzakonshme, sa pa frikë mund t’i quajmë mrekulli të Perëndisë në këtë tokë kaq shumë të vuajtur. I gjithë ky rrugëtim historik është i lidhur qartë në çdo hap të tij me personalitetin e jashtëzakonshëm të Kryepiskopit Anastas, i cili ka mbajtur dhe mban plot përkushtim dhe besim të patundur tk Perëndia kryqin e kësaj hierapostolie që shumë njerëzve u dukej e pamundur.

Që nga koha e krijimit të saj, Kisha jonë nuk ka njohur kurrë një organizim dhe zhvillim të tillë dhe nuk ka pasur e luajtur asnjëherë një rol kaq të spikatur në shoqërinë shqiptare, si dhe mes Kishave motra Orthodhokse e atyre të Krishtera në përgjithësi, por edhe më gje- rë, në dialogun ndërfetar mbarëbotëror.

Dhe sigurisht, ky sukses nxit sulmet e go- ditjet e përsëritura të atyre që dëshirojnë ta shohin Kishën tonë Orthodhokse të pa- fuqishme dhe të izoluar, sipas mendësive e modeleve që nuk i përkasin as kohës që jetoj- më dhe as Evropës, pjesë e së cilës dëshi- rojmë të jemi.