18 KORRIK- FRONËZIMIIMITROPOLITIT TË BERATIT, HIRËSISË SË TIJ, IGNATIT
■
Kronikë
Nderi, për të pasur
Mitropolitin e parë, i takoi
qytetit historik e me tra-
dita orthodhokse të Bera-
tit.Të shtunën 18 korrik,
ditën e fronëzimit, sapo
kaloje urën e Gorricës,
ndesheshe me klerikë e
laikë, që prisnin me padu-
rim çastin e madh.
Dhe miqtë e shumëpri-
tur mbërrijnë. Të parët
vrapojnë pranë tyre fë-
mijët, që u dhurojnë
buqeta me lule Kryepisko-
pit Anastas, Imzot Ignatit,
miqve nga Patrikana
Ekumenike, Mitropoli-
tëve, i Pergjit Evangjellos
dhe i Filadelfias, Meliton…
dhe pastaj të gjithë të pra-
nishmit nisin rrugën për
tek Kisha historike e Shën
Spiridhonit, e sapo restau-
ruar me fondet e Kryepisko-
patës.
Në Kishën e mbushur
plot e përplot, Mitropolitët
priten jo vetëm nga besimta-
rët, por edhe kryemyftiu i
Beratit, autoritetet lokale
etj. “E bekuar është Perë-
ndia…” fjalët në shqip të
shërbesës, të thëna nga
Imzot Ignati, mbushin
Kishën dhe gëzojnë zemrat.
Pastaj vijnë fjala e Fort-
lumturisë së Tij Anastasit,
përshëndetja e Mitropolitit
të Beratit, Jmzot Ignatit, e
Ikonom At Vangjelit, i cili i
përket brezit të vjetër të
klerikëve, e Myftiut të Be
ratit… Dhe pastaj qindra
urime për Mitropolitin e ri,
me urimin “për shumë vjet,
o Kryezot”, nga klerikët e
besimtarëtepranishëm me
premtimn se do t’i qëndro-
jnë gjithmonë në krah për
të plotësuar detyrën e vë-
shtirë që mori përsipër.
Në fund, u shtrua një
drekë, ku morën pjesë Krye-
hierarkët e nderuar, kleri-
kët e Dioqezës, autoritetet
lokale, përfaqësues të ko-
muniteteve fetare, anëtarë
të këshillave fetare etj.
Në foto: Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati, në ditën e fronëzimit