Orthodhoksët e Gjeorgjisë kremtojnë në këtë vit jubilar të 2000 vjetorit të Lindjes së Krishtit edhe përvjetorin e 1700 vjetëve nga kthimi i vendit në besimin e krishterë. Ata festojnë gjithashtu sivjet edhe 1500-vjetorin e Autoqefalisë të Kishës së tyre. Kjo po shoqërohet me celebrime të shumta dhe me manifestime përkujtimore në të gjithë vendin.
Kështu, një nga temat qendrore, janë pelegrinazhet e shumta, ku veçohet ai në gjurmët e Apostullit Andrea, i cili predikoi në zonën perëndimore të Gjeorgjisë në shekalim e parë. Ky pelegrinazh ka nisur që në 15 maj, në fshatin e Gonios, afër qytetit të Batumit, ku tradita lokale thotë se ndodhet varri i Apostull Matthias. Në të njëjtën kohë, një tjetër pelegrinazh zhvillohet në gjurmët e Shën Ninës, princeshë gjeorgjiane, që në shek. IV kontribuoi në pagëzimin e tribuve të kësaj pjese të Kaukazit.
Një tjetër ceremoni e rëndësishme u bë në ditën e të kremtes së Apostujve në Tbilisi, kryesyar nga Patriku Ilia në prezencë të Presidentit Sheverdnaxe dhe shumë personaliteteve të vendit, gjatë të cilës u pagëzuan në lumin Aragva qindra gjeorgjianë të të gjitha moshave.
Pelegrinazhet e ndryshme do bashkohen në datën 26 nëntor, ditën e Shën Joan Krisostomit (Gojartit), Kryepiskop i Konstandinopojës, i cili fjeti në ekzil në Komanes të Abkhazisë.
Në çdo etapë janë zhvilluar edhe konferenca, koncerte ekspozita etj., me temën e vitit shumëfish jubilar.