16 korrik 2011 –
Psalet për herë të parë
në Katedralen e re në ndërtim
“Ngjallja e Krishtit”
Në këtë kuadër, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindë-
ses” në Tiranë u krye Liturgjia Hyjnore festive dhe më
pas, të gjithë të pranishmit, shumica të rinj, u drejtuan
për te Katedralja e re e kryeqytetit, e cila është ende në
ndërtim. 20 vjet më parë Episkopi Anastas vizitonte
rrënojat që kishte lënë pas komunizmi ateist. Tani, të
gjithë i psalën me gëzim dhe falënderim Perëndisë për
këtë vepër madhështore, që do të jetë jo vetëm një vend
i denjë për t’iu lutur Atit, por dhe një vepër shumë e bu-
kur arti, siç kanë qenë gjithmonë kishat orthodhokse
në shekuj, që do ta zbukurojë dhe përfaqësojë Tiranën.