EmailFacebookKontakt

15 vjet më parë… Vizita e parë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike

15 vjet më parë…

Vizita e parë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike

N

ë kuadrin e ciklit të vizitave, që sipas tra- ditës së Kishës Orthodhokse, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi do të bëjë në të gjitha Kishat Ortho- dhokse Autoqefale të botës… nga 21 deri 24 ko- rrik 1995, Ai vizitoi Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës.

Në këtë vizitë, e para e ciklit, Fortlumturia e Tij Anastasi shoqërohej nga Përfaqësuesi i për- gjithshëm arkihieratik Atë Jani Trebicka, Atë Efthim Kallama, dhjakon Sotir Xhaferi dhe teologu z. Dhimitër Beduli.

E premte 21 korrik.

…Në oborrin Patriarkanës Ekumenike kishin dalë për të pritur delegacionin e Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë e gjithë hierar- kia e lartë, krejt kuadri klerik e laik i saj, si edhe shqiptarë me banim në Stamboll. Të gjithë së ba- shku, nën tingujt e kambanave, hynë në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit, ku filloi të psalet Dhoksologjia…

Më pas, delegacioni u prit nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Vartholomeu I, në pra- ni dhe të anëtarëve të Sinodit të Hirshëm.

Tërëshenjtëria e Tij Fort e Hyjshme i uroi mirë- seardhjen delegacionit të Kishës sonë, shprehu gëzimin dhe kënaqësinë e tij për punën e ma- dhe që është kryer deri tani për ringritjen e rior- ganizimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me gjithë pengesat dhe vështirësitë e hasura dhe i bëri një vlerësim të denjë personit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, për kontributin shumë të çmuar që ka dhënë në

fushën kishtare, studimore dhe misionare…

… Kryepiskopi Anastas falënderoi për pritjen jashtëzakonisht të përzemërt që i rezervoi dele- gacionit, për vlerësimin që i bëri punës së kry- er dhe personit të tij modest, duke theksuar, se vizita e tanishme e këtij delegacioni është edhe një shprehje e përzemërt dhe e sinqertë e mirë- njohjes dhe e falënderimit ndaj Kishës së Madhe e të Shenjtë të Krishtit, ndaj Patriarkanës Ekumenike, për iniciativën që Ajo mori në kohën e du- hur dhe në bazë të së drejtës që gëzon, si i pari fron i Orthodhoksisë mbarë, për zgjidhjen kanoni- ke të problemit të rindërtimit dhe riorganizimit të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale …

E shtunë 22 korrik, paradite. Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë pati një takim me një delegacion të Patriarkanës Ekumenike…

Pasdite, delegacioni ynë shkoi në ishullin e bukur turistik të Halkit (Hejbeli), ku mbi një ko-

dër, në qendër të tij, ndodhet manastiri i hirshëm i Shën Triadhës dhe Instituti i Lartë Teologjik.

E diel 23 korrik.

Në kohën e Dhoksologjisë u vendosën në qendër të Kishës dy frone. Do të meshonin ba- shkarisht Tërëshenjtëria e Tij Fort e Hyjshme, Patriarku Ekumenik Vartholomeu dhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, me pjesëmarr- jen dhe të gjashtë mitropolitëve, anëtarë të Sinodit të Hirshëm Patriarkal.

…Pjesët e Liturgjisë që i takonin Kryepiskopit Anastas, Atë Janit dhe dhjakon Sotirit, u thanë në gjuhën shqipe. Shqip u tha edhe lutja e Zotit “Ati ynë”, nga z. Dhimitër Beduli.

Pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore, u krye nga Ptriarku Ekumenik dhënia e ofiqit të lartë kishtar “Arhont mësues i Ungjillit”, anëtarit të delegacionit të Kishës sonë, z. Dhimitër Beduli, për kontributin e tij të gjatë kulturor-arsimor në dobi të Kishës