15 vjet më parë në Tiranë
Liturgjia e parë Hyjnore në kishën e shndërruar në palestër
Prej disa muajsh kishin filluar përpjekjet për të rihapur kishën. Nga Shkodra e Berati vinin lajme të gëzuara se tempujt e Zotit po ha- peshin. Këtu në Tiranë besimtarët orthodhoksë, me nismën e dhjak Spiro Findikut, të këshilluar nga i paharruari prof. Dhimitër Beduli, i cili ishte në gjendje jo të mirë shënde- tësore dhe nuk lëvizte dot, bënin përpjekje pranë pushtetit të atëher- shëm lokal për të na dorëzuar go- dinën e kishës të shndërruar në palestër sportive. Dhjak Spiroja së bashku me Nasi Hobdarin, që i për- kasin familjeve të vjetra orthodho- kse tiranase, shkonin pothuaj çdo ditë tek autoritetet për të marrë çelë- sat. U vendos që të bëhet një mble- dhje me besimtarët e devotshëm, për të formuar një këshill drejtues pro vizor, që të kujdesej për të gjitha problemet pas marrjes në dorëzim të kishës. Kjo ishte caktuar të bë- hej në shtëpinë e Llazar Pjeshkazi- nit, por, meqenëse numri i pjesëma- rrësve ishte i madh, u vendos të bë- het në një nga sallat e Pallatit të Kulturës. Mbledhja u zhvillua ditën e hënë, më 4/2/1991. Pjesëmarrësit arritën në 38 veta, ku ishte i prani- shëm atë Gaqo Petri, që dha beki- min dhe që pas shumë propozimesh u zgjodh Këshilli Provizor prej 7 vetash: atë Gaqo Petri, kryedhjakon Sotir Kanxheri, dhjakon Spiro Fin- diku, Petraq Rama, Dhimitër Beduli, Dhimitër Sinjari dhe Stavri Boja- xhiu. Ky këshill hartoi një projekt- -plan për punimet që do të bëheshin. Gjysma e shkurtit dhe pothuaj gji- thë marsi, vazhdoi me një punë intensive për ta sjellë kishën si më pare për kryerjen e meshave. Punët ishin të mëdha, mbasi kisha ishte në gjendje shumë të keqe. Për kryerjen e këtyre punimeve u aktivizuan
me shumë zell: Nasi Hobdari, Llazar Pjeshkazini, Spiro Vojo, Milto Mima, Todi Janku, Lek Tasi, Llazar Nushi, Filip Nito, Petrika Shalësi, Spiro Bejleri, Taqo Kobuzi, Loni Kllapi, Thoma Valera, Pavllo Hobdari, Aleko Dhima, Minella Mihali, Niko Hobdari, Andrea Llukani, Vane Mazniku, Zoi Laska dhe shumë gra, si: Krisanthi Zoto, Luiza Sta- stoli, Florika dhe Drita Papajani, Tefta Kuqe, Elpiza Xhimitiku, Eva- nthi Manglara, Tefta Pite, Lirika Terezi, Zografo Nushi dhe shumë të tjera. Gjithashtu ndihmesë të çmuar ka dhënë dhe piktori prof. Gazmend Leka bashkë me nxënë- sit e tjerë Sokrat Sinani dhe Adrian Kapo në pikturimin e Kryqëzimit të Krishtit sikurse dhe shumë be- simtarë në të holla, si: Krisanthi Zoto, Dhimitër Gjika, Ollga Karafi- li, Vasi Loli, Fiodor Prifti, Luiza Sta- stoli, Petraq Rroco, Gaqo Bushaka, Miti Theodhosi dhe sipas mundësi- ve shumë e shumë të tjerë. Në mes të një gëzimi të madh dhe të një ma-
llëngjimi të përgjithshëm në datën 31 mars, ditën e diel u krye mesha duke u lajmëruar nga tingujt e ka- mbanës. Kishte shumë të ftuar nga ambasadat dhe nga komunite—tet e tjera fetare.
Fjalën e hapjes e mbajti i ndjeri z. Dhimitër Beduli dhe pastaj për- shëndetën në emër të Trupit Diplo- matik ambasadori rumun George Miku, në emër të Komunitetit Bek- tashian z. Musa Mara dhe në emër të Komunitetit Mysliman z. Islam Kadesha. Pastaj filloi Mesha e Shenjtë që u krye nga atë Gaqo Petri me kryedhjakon Sotir Kanxheri dhe dhjak Spiro Findiku, kurse psaljet u kryen nga i ndjeri z. Dhi- mitër Beduli. Salla e kishës kishte një pamje që as mund të krahasohet
me atë të sotmen.
Dyshemeja e shtruar me pllaka të porsazbuluara nga parketi i vje- tër që ishte shtruar sipër tyre. Kisha e përdorur si sallë gjimnastike nga Klubi Sportiv i Tiranës ishte keqpërdorur. Pluhuri dominonte nga të gjitha anët, muret ishin të palyera dhe të dëmtuara nga gan- xhat prej hekuri të ngulura në to. Altari ishte i sheshuar dhe u ngrit duke përdorur si dysheme pjesë të parketit të ngritur me tulla. Gji- thashtu dhe ikonostasi u ngrit me kuadrate të prerë të parketit 3×3 metra të ngritura në këmbë dhe të fiksuara me pajandime. Pastaj ikonostasin e veshëm me letër tapicerie të ngjitur me vinovil, mbi të cilin u vendosën ikona letre me
korniza. Ishte një rast i veçantë filmimi me kamera nga Niko Hobdari. Pas 25 vjetësh Kisha jonë pongjallej.
Besimtarët nuk rreshtnin së falënderuari Zotin dhe kudo shihje lotgëzimi. Sot, pas 15 vjetësh, sho- him ndryshimin e madh të pakraha- sueshëm që ka pësuar kisha e Tiranës, me rikonstruksionin e saj të përgjithshëm dhe Kisha Ortho- dhokse Autoqefale e Shqipërisë në përgjithësi me punën e gjithanshme të rindërtimit anembanë Shqipë- risë nën drejtimin dhe bekimin e Fortlumturisë sëTij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqi- përisë Anastasit.
Nasi Hobdari