15 Gusht,
Fjetja e Hyjlindëses Mari
Në lindjen tënde virgjëreshë e ruajte, në fjetjen tënde s’e harrove botën, o Hyjlindëse. Në jetën e qiellit shkove, o Nënë e jetës, me lutjet tuaja çliro shpirtet tona prej vdekjes.
(Përlëshorja)
Zonjën që është e pafjetur për ndërmjetime dhe shpresën tonë të patundur për çdo mbrojtje, varri dhe vdekja s’e zotëruan dot, se ishte Nëna e Jetës dhe përsëri në jetë e çoi, ai që banoi në gjirin e saj të virgjër.
(Shkurtorja) Fjetja e Shën Marisë,
J. Athanasi, 1775