Zoti tha: “Askush nuk është ngjitur në qiell, përveç atij që ka zbritur nga qielli, biri i njeriut që është në qiell. Dhe ashtu sikurse Moisiu ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, ashtu duhet të ngrihet lart biri i njeriut, që kushdo që beson tek ai, të mos humbasë, po të ketë jetë të amëshuar. Se Perëndia e deshi aq shumë botën, sa i dha Birin e Tij të vetëmlindur, që kushdo që beson tek ai të mos humbasë, po të ketë jetë të amëshuar. Në të vërtetë, Perëndia nuk e dërgoi birin e tij në botë për të gjykuar botën, por që bota të shëptojë me anën e tij”. (Joan, 3:13-17)