74 Shtator – JMgritja
e Kryqit të Alderuar
O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekoje
trashëgimin tënd. Dhuroju shpresëtarëve
fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd
me anën e Kryqit tënd (Tropari).
Ti që u ngrite mbi Kryqin, duke dashur,
shtetit të ri të themeluarprej teje, dhuroju
kurdoherë hir, o Krisht Perëndi,jepi forcë
dhe gëzim, popullit dhe shtetit tonë, fali
fitore e triumfnë çdo luftë mbi armiqtë;ji
gjithmonë bashkëluftëtar, armë për paqe,
trofe e pamundur (Shkurtorja).
Lartësimi i Kryqit, kremtuar në 14
shtator, përkujton gjetjen e Kryqit të Krishtit
nga Shën Helena, nëna e perandorit
Kostandin, në shekullin IV dhe, pasi u mor nga
persianët, rimarrjen e tij nga perandori Irakli,
në shekullin VII, kur ai u “lartësua” në Kishën
e Ngjalljes në Jerusalem. Nga kjo ngjarje e
fundit “lartësimi” i Kryqit filloi të kremtohej
çdo vit në të gjitha Kishat e perandorisë.
Kur ne ngremë Kryqin dhe përulemi para
tij në nderim dhe adhurim ndaj Perëndisë, ne
shpallim se i përkasim Mbretërisë “jo të kësaj
bote” dhe se qytetaria jonë e vërtetë dhe e
përhershme është me shenjtorët në “qytetin e
Perëndisë” (Efesianët 2:19; Hebrejtë 11:10;
Zbulesa 21-22)