130-vjetori i lindjes së Imzot Theofan Nolit
Figurë e shquar për Kishën Orthodhokse dhe për gjithë shoqërinë shqiptare
Më 6 janar 1882, u lind në Ibrik Tepe
(Qytezë) të Turqisë, Imzot Theofani, Noli.
Megjithëse ka- loi shumë pak vjet në Shqipëri (vetëm 5), kon- tributi i tij për vendin e tij të origjinës ishte i jashtëzakon- shëm. Ai ishte burrë shteti, po- litikan i shquar, mendimtar i the-
llë, erudit dhe njohës i shquar i kulturës botërore, përkthyes i shkëlqyer dhe shkrim- tar i paharruar …
Në mes të gjithë këtij kontributi, shquhet edhe nxitja e mbështetja, si patriot dhe klerik i shquar, për ngritjen e Kishës Or- thodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Gji- thashtu, ai dha një ndihmesë të pazëve-
ndësueshme, si nismëtari dhe realizuesi më i madh e i shquar, për përkthimin në shqip të Shërbesave të Shenjta, përkthime që ende përdoren në të gjitha kishat tona.
Ndaj, me mirënjohje të thellë përku- lemi para kësaj vepre në këtë përvjetor të 130te nga lindja e tij.
***
Librat fetarë të përkthyer
nga Imzot Theofani – Noli
Shërbesat e Javës së Madhe, Boston 1908 – Librat e Shërbesave të Shenjta, Bruksel 1909 – Triodi i Vogël, Bukuresht 1913
Lutjesorja, Boston 1914
Pesëdhjetore e Vogël, Boston 1914
Uratore, Boston 1941
Kremtore, Boston 1947
Triodi dhe Pesëdhjetorja, Boston 1952
***
(vijon në faqen 2)
(vijon nga faqja 1)
Libra fetarë në anglisht
Eastern Orthodox Prayer Book (Lutjesorja Orthodhokse Lindore), Boston 1949
Eastern Orthodox Catechism (Katekizmi Orthodhoks), Boston 1954
Three Liturgies of the Eastern Orthodox Church (Tri Liturgji të Kishës Orthodhokse), Boston 1955
Gospel Lectionary (Manuali i Ungjillit), Boston 1956
Epistle Lectionary (Manual i Le- trave të Apostujve), Boston 1957.
Libra fetarë në shqip dhe anglisht
Liturgjia dhe katekizmi i Kishës Orthodhokse Lindore (Liturgy and Catechism of the Eastern Orthodox Church), botuar paralelisht në shqip dhe anglisht, Boston 1955.