EmailFacebookKontakt

110 vjetori i një vëllazërie orthodhokse

Vëllazëria e Shën Serzhit dhe Jermanoit, organizëm misionarizmi në brendësi të shërbimit pastoral të Kishës Orthodhokse të Finlandës, përkujtoi në fund të prillit 110 vjetorin e krijimit.

E vendosur nën mbrojtjen shpirtërore të dy shenjtorëve, themelues në shek e XII të manastirit të Vaalamit, mbi një ishull të liqenit Ladoga, vëllazëria është lëvizja më e vjetër e Kishës Orthodhokse në Finlandë.

Sipas statistikave të fundit, Kisha Orthodhokse e Finlandës numëron rreth 57 mijë besimtarë (1.2 % e popullsisë, me shumicë luterane).