10 vjet – Zyra Qendrore e Fëmijëve
Për t’i afruar fëmijët më pranë Krishtit
Ungjillëzimi, edukimi dhe ar- gëtimi i fëmijëve ka qenë përherë misioni kryesor i Kishës sonë Orthodhokse, e cila që në vitet e para pas regjimit diktatorial këtu në Shqipëri, i ka dhënë peshën dhe vlerën e duhur veprimtarive me kë- të grupmoshë. Por në këtë artikull do të ndalemi në 10-vjetorin e kriji- mit të zyrës që koordinon veprim- taritë për ta, pranë Kryepiskopatës së Shenjtë.
Me bekimin dhe mbështetjen e gjithanshme të Kryepiskopit Anastas, që i ka kushtuar fëmijë- ve një kujdes dhe dashuri të veçan- të, priftëresha Fotini Veronis, nga SHBA, ndërmori ngritjen e një zyre të posaçme për fëmijë, për të kon- soliduar aktivitetet me ta, e cila do të krijonte dhe promovonte me qindra veprimtari në mbarë vendin. Kë- shtu filluan të përgatiten dhe të zhvillohen veprimtari në rang lokal e kombëtar. Motoja ishte: Të ndih- mojmë fëmijët të përmbushin po- tencialin e tyre të plotë, si qenie nje- rëzore të krijuara në imazhin e Perëndisë dhe të rriten në ngjash- mërinë e Tij, nëpërmjet programeve që i ndihmojnë ata të zhvillohen nga ana shpirtërore, shoqërore, emoci- onale, intelektuale dhe fizike. Kjo zyrë (e cila që prej vitit 2004 drej- tohet nga z. Nathan Hoppe, nga SHBA), është përpjekur të arrijë standardet dhe të realizojë objek- tivat. Aktiviteti i parë ishte kampi ditor veror për fëmijë në zonën e Shpatit të Elbasanit dhe më pas një sërë aktivitetesh e programesh të tjera për fëmijë. Me kalimin e ko- hës, zyra e zgjeroi shumë gamën e aktiviteteve dhe programeve, si edhe rriti numrin e stafit.
Stafi i kësaj zyre punon në 7 zona të ndryshme dhe ndihmon në programin pasmësimor të ushqimit shpirtëror me fëmijë të moshës shkollore. Zonat ku kjo zyrë ushtron veprimtarinë e saj janë Kisha e Ungjillëzimit, Tiranë, qendra “Frymë Dashurie” pranë Shkollës së Kuqe, qendra “Thavor” në Shko- zë, në Kinostudio, Selitë, Bathore
dhe zonën e Unazës së Re. Numri i fëmijëve të angazhuar në këtë program javor rregullisht në këto 7 qendra është 400 fëmijë. Kjo zyrë gjithashtu zhvillon programe dhe trajnime për mësues në rrethe të ndryshme.
Ço vit organizohet aktivitet i ve- çantë njëditor për Pashkë dhe Krisht- lindje. Këto festa të mëdha të Ki- shës janë mundësi për të mësuar fëmijët dhe për t’i ndihmuar ata të përjetojnë jetën e krishterë në një mënyrë të veçantë. Përafërsisht rreth 2300 fëmijë marrin pjesë në këto aktivitete. Këtu fëmijët kanë mundësi të marrin pjesë në mësim, në punë dore, në këngë, në lojëra, në konkurs në lidhje me historinë e festës etj.
Teatri lëvizës i kukullave ofron program të veçantë dy herë në vit,
zakonisht në lidhje me temën e Pashkës dhe Krishtlindjes. Teatri me kukulla është një mjet shumë efektiv për t’i argëtuar fëmijët, si edhe për t’i mësuar ata nëpërmjet historisë që luhet me kukulla edhe më shumë mbi festën. Në këtë aktivitet mjaft argëtues me shfaqje, këngë, lojëra, marrin pjesë rreth 1200 fëmijë. Gjithashtu, fëmijët marrin pjesë në një konkurs rreth shfaqjes që kanë parë.
Kampet verore ditore janë një nga mënyrat më efektive për të in- fluencuar jetët e fëmijëve. Ato of- rojnë mundësi për një kohë më të gjatë dhe më cilësore me fëmijë ku mund të arrihet mësim dhe formim karakteri. Zyra Qendrore e Fëmi- jëve, që nga viti 2001, çdo vit për- gatit një program për kampin veror ditor. Çdo vit përgatitet një temë e
veçantë, e shoqëruar me një libër, mësime, punëdore, këngë e lojëra. Në këtë aktivitet marrin pjesë rreth 2300 fëmijë. Ky program zgjat një javë dhe çdo ditë fëmijët marrin pjesë në një program mjaft të pasur.
Në verën e vitit 2002, Zyra Qe- ndrore e Fëmijëve filloi të zhvillonte kampe verore ditore në komunën e Malishevës, në Kosovë. Ky program, i cili është pjesë e programit social, është mirëpritur nga fëmijët dhe komuniteti. Çdo vit rreth 25 të rinj nga Shqipëria shkojnë në Ko- sovë, ku qëndrojnë rreth tri javë në mënyrë që të zhvillojnë këto kampe.
Zyra Qendrore e Fëmijëve or- ganizon çdo vit edhe seminare për mësuesit nga zona e Malishevës në Kosovë. Mësuesit nga Kosova marrin pjesë në trajnim së bashku me stafin e Zyrës së Fëmijëve dhe drejtues të kampeve verore. Rritja e kapacitetit dhe zgjerimi i njohurive mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies janë qëllimi i këtyre seminareve. Këto takime janë gjithashtu edhe një mundësi e mirë për të ndërtuar marrëdhënie miqë- sie midis mësuesve nga Kosova dhe anëtarëve të komunitetit Ortho- dhoks në Shqipëri.
Në këtë përvjetor, duket se 10 vjet janë pak për një Zyrë, por shumë për breza fëmijësh që kanë zbuku- ruar Kishën me “cicërimat” e tyre.
Isidor Koti