EmailFacebookKontakt

10 vjet më parë – “Paqja nuk duhet lënë në dorë vetëm të politikanëve”

10 vjet më parë

“Paqja nuk duhet
lënë në dorë vetëm
të politikanëve”

Kryepiskopi Anastas
kryesonte tryezën me
përfaqëuesit e komuniteteve
fetare të ish-Republikës
Jugosllave të Maqedonisë
për rivendosjen e paqes

Takimi u zhvillua në Morges të Zvicrës, nga dt. 11-13 qershor 2001, me përfaqësues të ki- shave dhe komuniteteve fetare më të rëndë- sishme të Maqedonisë, të cilët ranë dakord të bashkojnë përpjekjet e tyre për arritjen e paqes dhe për të përballuar tensionet dhe dhunën të pranishme në shoqërinë maqedonase. Qëllim i tryezës ishte edhe rritja e afrimit dhe bashkëpu- nimit midis komuniteteve fetare. Kjo tryezë e rrumbullakët ndërfetare, me pjesëmarrjen e ko- muniteteve të ndryshme fetare të Maqedonisë, u mbështet nga Këshilli Botëror i Kishave në bashkëpunim me Konferencën Evropiane të Ki- shave, me ndihmesën e Qendrës Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar.

Në të merrnin pjesë përfaqësues nga Kisha Orthodhokse e Maqedonisë, Unioni Islamik i Maqedonisë, Kisha Katolike e Maqedonisë, Ki- sha e bashkuar metodiste në Maqedoni dhe komuniteti hebre në Maqedoni.

Mbledhja drejtohej nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, i cili arriti t’i përballonte me sukses edhe çastet e vë- shtira dhe shpeshherë konfliktuale, që u krijuan gjatë debateve, duke dhënë një kontribut të çmu- ar edhe në hartimin e deklaratës së përbashkët.

Në fjalën e Tij, Kryepiskopi Anastas theksoi ndër të tjera, se Paqja është diçka shumë e vyer. Ashtu si lufta nuk mund të lihet vetëm në duart e ushtarakëve edhe paqja nuk duhet lënë vetëm në dorën e politikanëve. Komunitetet fetare duhet të përdorin çdo burim për shërim dhe pajtim. Lufta fillon nga shpirti i njeriut ndaj edhe paqja duhet të fillojë nga shpirti.

Mund të themi, se ky takim ishte një vlerë- sim dhe konfirmim më shumë i veprës prej disa

dekadash të Kryepiskopit Anastas, në ndihmë të mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe paqes midis besimeve të ndryshme, veprimtari që është vle- rësuar lart në botën e krishterë në përgjithësi, por edhe nga besimet e tjera.

Në fund të tryezës u bë një deklaratë e për- bashkët, për hartimin e së cilës, siç e përme- ndëm, Fortlumturia e Tij luajti një rol mjaft aktiv. Kjo deklaratë, ndër të tjera thekson:

“Ne, si përfaqësues të kishave tona dhe komu- niteteve fetare, dënojmë rëndë dhunën dhe kon- fliktet, të cilat në vend të zgjidhjes do të shkak- tojnë vetëm kaos dhe fatkeqësi. Dhuna e kohë- ve të fundit dhe konfliktet, nuk bazohen tek feja apo ndryshimet fetare dhe ne refuzojmë t’i pra- nojmë si veprime të intolerancës fetare, sepse besimi i vërtetë te Zoti nuk e mbështet dhunën.

… Ne dënojmë shpërnguljen me forcë të civilëve, abuzimin me ujin dhe me ndihmat për popullatën dhe u bëjmë thirrje bashkësive tona të respektojnë të drejtat e njeriut. Ne dënojmë përdorimin e vendeve dhe ndërtesave të shenj- ta për qëllime ushtarake dhe shkatërrimin e tyre. Gjithashtu, ne dënojmë me forcë rastet e keq- trajtimit të klerikëve. Natyra e shenjtë e ndërte- save fetare duhet të respektohet ashtu si dhe in- tegriteti personal dhe dinjiteti i klerikëve, të cilët përfaqësojnë zyrtarisht komunitetet fetare.

…Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombë- tar të ndihmojë për paqen dhe integritetin e Maqedonisë në gjirin Evropian, duke shpresuar paqe stabilitet dhe prosperitet në Maqedoni dhe në të gjithë rajonin.”

Ky dokument u nënshkrua nga të gjithë të pranishmit dhe nga Fortlumturia e Tij Anastasi, si moderator i takimit.