EmailFacebookKontakt

1 vit më parë – U përurua Katedralja e Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” – Liturgji Hyjnore madhështore

1 vit mëparë – U përurua Katedralja e Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”
Liturgji Hyjnore madhështore
24 Qershori u kthye në një ditë tepër të
veçantë. E kremtja e Lindjes së Shën Joan
Prodhromit shënon edhe përvjetorin e Ringritjes
Kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, që nisi me zgjedhjen e Fortlum-
turisë së Tij Anastasit, Kryepiskop të Tiranës
dhe të gjithë Shqipërisë. Këtë vit u mbushën
plot dy dekada nga kjo ngjarje historike jo vetëm
për orthodhoksët e Shqipërisë. Sigurisht u kre-
mtua ashtu siç i takonte, me finalizimin e një prej
ëndrrave më të mëdha të Kryepiskopit Anastas,
që është edhe një kurorëzim i jashtëzakonshëm
i veprës së mrekullueshme 20-vjeçare – rikthimin
e Katedrales Orthodhokse në qendër të Krye-
qytetit.
Dita nisi me Shërbesën e Thiraniksjes, Hap-
jes së Dyerve të Katedrales së re “Ngjallja e
Krishtit”. Mijëra besimtarë u mblodhën me
përkushtim, por edhe me padurimin për të parë
këtë vepër madhështore, që zbukuron e nderon
kryeqytetin dhe gjithë vendin, të cilën Fortlum-
turia e Tij ua dhuronte në këtë përvjetor. Dhe
hapja e dyerve të mrekullueshme të bronzit ishte
sikur hapeshin dyert e qiellit, siç do të thoshte
më vonë Imzot Nikoni, me shfaqjen e Pantokra-
torit madhështor, realizuar i gjithi në mozaik.
Në Liturgjinë e parë Hyjnore, bashkëme-
shuan Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqi-
përisë Anastasi, përfaqësuesit e Patriarkanës
Ekumenike, Kryepiskopi i Amerikës, Hirësia e
Tij Dhimitri dhe Mitropoliti i Filadelfias Melitoni,
Episkopi i Bostonit dhe i Arqidioqezës Shqiptare
Imzot Nikoni, anëtarë të Sinodit, si dhe klerikë
nga të gjitha dioqezat.
Në Dhoksologjinë e kryer me këtë rast, në
orën 10.30, nderuan me pjesëmarrjen e tyre
edhe Presidenti i Republikës z. Bamir Topi,
Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli,
Ministrat Pollo, Bumçi e Ksera, Kryetari i
PBDNJ z. Dule, përfaqësues diplomatikë etj.
Ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e
komuniteteve të tjera fetare.
Mbas Dhoksologjisë u mbajtën edhe fjalimet
e rastit. Hirësia e Tij Melitoni lexoi përshë-
ndetjen e Patriarkut Ekumenik Vartholomeut I.
Pastaj përshëndetën Kryepiskopi i Amerikës
Dhimitri dhe Episkopi i Bostonit Nikoni. Në emër
të Sinodit të Shenjtë përshëndeti në këtë ditë të
shënuar Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani,
i cili foli për veprën e Kryepiskopit Anastas në
këto dy dekada, duke u ndalur veçanërisht te
ndjenja e mirënjohjes së thellë që duhet të trego-
jë çdokush për çdo gjë që ai ka bërë për ortho-
dhoksët dhe të gjithë vendin tonë.
Pas Liturgjisë Hyjnore u zhvillua dreka e rastit
në Hotel “Rogner” dhe në orën 18:00 pasdite
pati një koncert në sallën e re shumë të bukur
të kompleksit.
Marrë nga gazeta “Ngjallja ”,
korrik 2012