EmailFacebookKontakt

Historia e Kishës

Materiali i paraqitur ka për qëllim t’i ofrojë lexuesit një informacion themelor dhe të kuptueshëm rreth historisë së Kishës Orthodhokse, nga shekulli i parë deri në kohët moderne.

Materiali është nga libri “Besimi Orthodhoks”, përkthyer në shqip nga atëherë Arkimandriti Joan Pelushi, i cili sot është Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

Historia e Kishës
Historia dhe dëshmia e Kishës në Shqipëri.

Historia e Kishës sipas shekujve

Zgjidhni një shekull ose periudhë nga lista majtas. Teksti hapet djathtas, pa u larguar nga kjo faqe.

Shekulli i Parë

Hap si faqe
Duke ngarkuar tekstin…
Manastiri i Shën Vlashit, 1993
Shërbesë në Manastirin e shkatërruar të Shën Vlashit, Durrës, 1993.

Rindërtimi pas persekutimit

Pas persekutimit të rëndë ateist, liria fetare u rikthye në Shqipëri në vitin 1990. Infrastruktura e Kishës ishte shkatërruar dhe shumë kisha e manastire kishin nevojë për rindërtim.

Në janar 1991 Patriarkana Ekumenike dërgoi në Shqipëri Kryepiskopin Anastas si ekzark. Më 2 gusht 1992 ai u fronëzua në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, duke nisur një periudhë të madhe ringjalljeje kishtare.

Rivendosja e Sinodit të Shenjtë në korrik 1998 shënoi një etapë vendimtare për jetën dhe statusin autoqefal të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.