EmailFacebookKontakt

Gjatë Kreshmës së Madhe (23 shkurt – 12 prill)

Gjatë javës, shtohen këto shërbesa të veçanta:

• Krahas Mbrëmësores Kataniktike, kryhet Pasdarka e Madhe.

• Çdo të mërkurë dhe të premte kryhet Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara.

• Në katër mbrëmjet e së premtes lexohet një e katërta e Himnit Akathist, ndërsa i gjithë Himni lexohet të premten e pestë.

Lexohet:

• Gjatë kësaj periudhe, nga Shkrimi i Shenjtë lexohen fragmente nga Libri i Profetit Isaia, Gjeneza dhe Fjalët e Urta.

• Si rregull, Libri i Psaltirit në këtë periudhë lexohet dy herë çdo javë.

Kufizimet ushqimore:

• NUK LEJOHET përdorimi i çdo ushqimi me bazë shtazore. Pra nuk lejohet konsumimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut (peshku lejohet vetëm në dt. 25 mars, në të kremten e Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari; dhe të Dielën e Dafinave – sivjet më 5 prill).

• Nuk lejohen prodhimet e bulmetit, djathit të çdo lloji, gjalpit, kosit, qumështit, vezës etj.

• Përdorimi apo privimi i vajit, varet nga udhëzimet e atit shpirtëror.

• Ndalohet konsumimi i alkoolit, duhanit dhe veset e tjera apo zakonet e dëmshme.